Luis Hasa në aksion dhe Motta

Lojë e dobët, Juventusi e pëson 3-0 nga Nurembergu i Kloses! Në fushë edhe talenti shqiptar, Motta debutim për t'u harruar

26 Korrik, 19:02| Përditesimi: 26 Korrik, 19:04

  • Share

GJERMANI - Trajner i ri, histori e vjetër. Në "Max Marlock Stadium" Juventusi humbi 3-0 nga vendasit e Nuremberg. Testi miqësor foli për djemtë e Miroslav Kloses që edhe pse në Bundesliga 2 surprizuan një emër si "Zonja e Vjetër".

Jander në pjesën e parë dhe Forkel e Janisch në fundin e lojës ishin autorët për vendasit. Kështu, trajneri i ri i Juves, Thiago Motta debuton me humbje në stolin e bardhezinjve, me një ndeshje dhe lojë për t'u harruar.

Paçka se në fushë ishin shumë emra të rinj, ky nuk është një justifikim për rekordmenët e Serie A. Nga fillimi e nisi edhe Luis Hasa, talenti i moshave të Juves që luan me kombëtaren e Italisë. Për t'u përmendur edhe një penallti e humbur nga Vlahovic në pjesën e dytë (minuta 71).

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 27/07/2024 10:54

    AHAHA...QUANDO PERDE LA RUBENTUS VINCE LO SPORT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?