Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, ‘Poker 5’ prangos pronarin e lokalit dhe 3 klientët në Kamëz! Ja çfarë u sekuestrua

16 Tetor, 11:38| Përditesimi: 16 Tetor, 11:49

  • Share

Tiranë- Një rast i organizimit të lojërave të paligjshme të fatit është goditur nga Policia e Tiranës ditën e sotme, në Kamëz.

Komisariati nr. 5 njoftoi se  realizoi aksionin e koduar "Poker 5", duke arrestuar edhe 4 persona të dyshuar, që u kapën në flagrancë, brenda një lokali në rrugën “Roma”.

Si prova materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, 2 tavolina të tjera të përshtatura për lojëra të palejuara, kompjutera me faqe që shërbejnë për lojëra fati. 

Të ndaluarit janë pronari i lokalit, K. V., 69 vjeç, banues në Valias, për akuzën "organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "fshehja e të ardhurave", si dhe Sh. M., 46 vjeç, T. Z., 58 vjeç dhe G. H., 40 vjeç, për veprën penale "organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe kompjutera me faqe që shërbejnë për lojëra fati, vendosje bastesh sportive.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?