Lojërat e rrezikshme virtuale, psikologia apel prindërve: Fëmijët kanë nevojë për ajër, hiquni celularin dhe nxirrini në natyrë

18 Korrik 2020, 12:34| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 12:52

  • Share

TIRANE-Policia u kërkoi sot prindërve që të kontrollojnë fëmijët në rrjetet sociale, pasi po qarkullon një lojë e rrezikshme virtuale me emrin  “Jonathan Galindo” që mund t'i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes. Pedagogia e psikologjisë Ariana Muçaj  në një intervistë me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv tha se kjo lojë përbën rrezikshmëri për fëmijët.

Por si të parandalojmë rënien e fëmijëve pre e kësaj loje? Psikologia çelësin e suksesit, por edhe të dëshimit e gjen vetëm te prindërit. Ajo kërkon që prindërit të dëgjojnë fëmijët dhe t'i nxjerrin cdo ditë të paktën një orë në natyre dhe jo të tundin kokën kur flasin dhe t'u lënë celularin për të luajtur si zgjidhje.

"Në shohim që grupe të caktuara kopjojnë këto lojëra që përthithin mosha të caktuara nga 10-18 vjeç. Një grup moshë në formim e sipër, një personalitet që zhvillohet mbi pasiguritë, frika, mënjanimi nga grupet shoqërore dhe i bën që të bien më lehtë pre e këtyre lojërave.

Por cfarë duhet të bëjnë prindërit? Të qëndrojë fëmijë përpara një ekrani, qoftë televizor, kompjuterik apo një tableti, apo ajo periudhë e pakontrolluar do të thotë ti japësh mundësi fëmijës të depërtojë në këto rrjete sociale dhe të hyjë në kontakt me to. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm për kohën që fëmijët duhet të harxhojnë përpara ekraneve.

Pra një prind i kujdesshëm. Por pothuajse janë gjithë kohës të zënë me punë dhe shpenzojnë shumë pak kohë me fëmijët, më shumë kohë u kushtohet në fundjavë. Prindërit kohën e humbur duhet të jenë të kujdesshëm për të komunikuar. Një prind që dëgjon vështirësitë që fëmija ka hasur gjatë ditës për të kuptuar se cfarë ka ndodhur gjatë ditës.

Pse ti lëmë fëmijët para ekranit, pse të mos ketë argëtimi fizik në natyrë. Fëmija të shkëputet nga tabletat dhe celularët. Adoleshenca është periudhë e vështirë, por prindërit ka mundësi ta angazhojë në një aktivitet, që t'u japim kohën e përshtatshme për t'i nxjerrë jashtë ambienteve të shtëpisë. Në rrjetet sociale fëmijët përballen me reklama dhe mesazhet nga më të ndryshmet që mund të vijnë. Sidomos në këto lojëra të rrezikshme këta janë fëmijët që bien pre më shpesh" tha ajo.

Por përse fëmijët janë më shumë të pritur te lojërat virtuale se aktiviteti fizik? "Janë shumë faktorë të lidhur. Kur flasim para disa viteve teknologjia nuk ishte e zhvilluar. Teknologjia këtë e ka brezin e saj, por vështirësia më e madhe është se edhe fëmijët kanë më shumë komoditet, se prindërit nuk lodhen për ta marrë për ta çuar në një park.

Parqet rreth pallateve janë shumë të vogla. Tani është shumë e vështirë ti gjesh këto fusha. Edhe shkollat që i kanë pasur, të rejat që ndërtohen janë thjesht godina, i ka humbur koncepti i të pasurës një kënd sportiv në hapësirë, por është vetëm palestra, por fëmijët kanë nevojë për ajër. Fëmija ka nevojë për një orë në ditë aktivitet fizik në natyrë.

Fëmija sot ngjitet në pemë përmes lojës në celular, por nëse e nxjerr në natyrë dhe ti i thua ngjitu, ai nuk përpiqet as ti afrohet. Ka një distancë nga natyra te fëmija. Koha që shpenzojnë prindërit me fëmijët duhet të jetë cilësore, ku ndërvepron dhe komunikon, bëhet pjesë e shqetësimeve, gjen mbështetjen emocionale. Prindërit duhet ta dëgjojë fëmijën dhe jo të tundë kokën dhe mendja është në vend tjetër" tha ajo.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?