Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama kanë firmosur në Prishtinë marrëveshjen për 'Lojërat Mesdhetare 2030'. Nga 24 korriku - 4 gushtin e 2030 Prishtina do mirëpresë këtë turne, ndërsa kryeqytetit të Kosovës do i vijnë në ndihmë edhe qytete të tjera. Veç qyteteve në Kosovë, edhe Durrësi do mirëpresë në 2030 aktivitetet sportive që i përkasin disiplinave ujore.
Për këtë, Rama dhe Kurti kanë firmosur këtë të premte në Prishtinë një marrëveshje për këtë event, me Shqipërinë që do i vijë në ndihmë Kosovës për një ngjarje sportive të një rëndësie të veçantë.
Lajmi kryesor:
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
S.Dh/I.M/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)