Sport

Lojërat Olimpike/ Garoi në not, Merizaj e 3 në baderinë e saj por mbetet jashtë gjysmëfinales! Deliaj e mbyll e fundit në qitje

30 Korrik 2021, 13:32| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 13:35

  • Share

Nikol Merizaj, notarja që përfaqësonte Shqipërinë në Lojrat Olimpike të Tokios  në disiplinën 50 metër stil i lirë, është renditur e treta në baderinë e gjashtë kualifikuese me kohën 26.21 sekonda. Gjithsesi ajo nuk ka mundur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi është renditur e 42-ta në renditjen e përgjithshme nga 82 notare në këtë disiplinë. Në gjysmëfinale kualifikoheshin gjithsej vetëm 16 sportistë.

Ndërkohë ka mbyllur garimin në Tokio edhe qitësja Manuela Deliaj, e cila për shkak edhe të dëmtimit është renditur e fundit në disiplinën 25 metër shpejtësi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?