Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

6 Gusht, 18:04| Përditesimi: 6 Gusht, 18:06

  • Share

Të paktën 40 atletë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Parisit kanë rezultuar pozitivë me Covid. Kështu ka zbuluar të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sipas asaj që raporton gazeta franceze ‘L’Equipe’.

"Nuk është për t'u habitur të shohësh atletë të infektuar, sepse virusi qarkullon mjaft shpejt në vende të tjera," tha Maria Van Kerkhove, një epidemiologe përgjegjëse për gatishmërinë ndaj epidemisë dhe pandemisë në OBSH, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

“Në muajt e fundit, shumë vende kanë regjistruar shpërthime të Covid, përfshirë në Lojërat Olimpike, ku të paktën 40 atletë rezultuan pozitivë,” tha ajo, duke shtuar se IOC, së bashku me OBSH-në, kanë “shikuar të gjitha qasjet e ndryshme që nevojiten për t'u vënë në veprim" në ngjarje të populluara me njerëz si Lojërat Olimpike, dhe kanë ndërmarrë "hapat e nevojshëm".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?