Sport

Lojërat Olimpike në Paris, ambasadorja franceze: Uroj që Shqipëria të fitojë sa më shumë! Terrorizmi mbetet kërcënim

17 Prill, 20:57| Përditesimi: 18 Prill, 13:35

  • Share

Me rastin e ndezjes së flakës olimpike, 100 ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, ambasda franceze në Tiranë mbajti një takim për të treguar detaje nga aktiviteti më i madh sportiv që mbahet në botë.

Në Paris nga data 26 korrik deri më 11 gusht do jenë rreth 15 mijë atletë nga 203 delegacione, të cilët do nderohen me mbi 4500 medalje, ndërsa gjithashtu marrin pjesë edhe 1200 përfaqësues shtetesh.

 “Kanë kaluar 100 vjet nga organizimi për herë të fundit i Lojrave Olimpike në Francë ndaj për ne është një krenari, shans dhe një përgjegjësi e madhe. Unë uroj që atletet shqiptarë, të cilët po përgatiten fort, të marrin jo një por shumë medalje. Do ishte diçka shumë pozitive edhe për ne",-tha Catherine Suard, ambasadore e Francës në Shqipëri.

Kërcënimi më i madh për këto Lojëra Olimpike është terrorizmi, në një kohë kur Franca edhe më herët ka qenë objektiv i këtyre akteve makabre.

 “Në Francë janë marrë të gjithë masat, që sportistët, shikuesit, delegacionet të mos rrezikohen nga terrorizmi. Patëm masa shumë të mira në kampionatin botëror të regbisë vitin e kaluar dhe mund të themi se kemi shumë eksperiencë. Është një mobilizim i paprecedente i policisë dhe xhandarmërisë sidomos në ditën e hapjen me 45 mijë forca dhe në ditët në vijim me 30 mijë. Terrorizmi është një kërcënim serioz, por Franca ka një dëshirë të madhe që ky aktivitet Botëror të zhvillohet në kushtet më të mira të mundshme",-shtoi ajo. 

Deri më tani Luiza Gega është e vetmja që ka siguruar pjesmarrjen në Lojërat Olimpike për Shqipërinë, ndërsa në ditët në vijim do bashkohen edhe të tjerë sportistë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?