Macron i veshur sportiv me thesin e boksit në sfond këshillon qytetarët: Bëni 30 minuta sport në ditë

8 Janar, 22:09| Përditesimi: 9 Janar, 00:38

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron përmes një videoje “të pazakontë”, të publikuar ditën e sotme, u bën thirrje francezëve të praktikojnë një lloj sporti që dëshirojnë "të paktën për 30 minuta në ditë".

Në videon e publikuar në kuadër të Lojërave Olimpike 2024, që do të zhvillohen në Paris, Macron shfaqet i veshur sportiv me një thes boksi në sfond.

"Unë ju ftoj të bëni të paktën 30 minuta sport çdo ditë, shpresoj më shumë nëse mundeni, por të paktën 30 minuta në ditë. Është mirë për shëndetin tuaj”,- shprehet Macron

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?