Lojërat Olimpike Tokio 2020 rezistojnë/ Olimpiada 'kalaja e fundit në sport që koronavirusi s’ka pushtuar'...shkakton polemika (VIDEO)

18 Mars 2020, 12:53| Përditesimi: 18 Mars 2020, 13:23

  • Share

Kampionati Europian i futbollit u shty për verën e vitit 2021 dhe i vetmi eveniment i rëndësishëm që mesa duket nuk po e ndjen aspak emergjencën nga koronavirusi është Olimpiada, pra Lojërat Olimpike Tokyo 2020.  Presidenti i CIO i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach vazhdon të përsërisë dhe të këmbëngul që Lojërat Olimpike do të zhvillohen normalisht në datat e parashikuara dhe të njëjtën gjë po e përsërisin edhe organizatorët japonez. Por pak më shumë se katër muaj nga fillimi që është parashikuar për më 24 korrik dyshimet dhe zërat kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike në këtë situatë janë shtuar së tepërmi.

E fundit kundër vendimit për të mos anuluar Tokyo 2020 ka qenë Hayley Wickenheiser pjesëmarrëse për 6 herë në Olimpiadë dhe fituese e katër medaljeve të arta në hokey-in  në akull dhe anëtare e Komitetit Olimpik kanadez ka thënë :” Kjo krizë është më e madhe se Olimpiada pasi atletët nuk mund të udhëtojnë për shkak të COVID-19. Mendoj se kjo që po bën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duke thënë se do vijohet normalisht është e pakuptueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk e dimw se çfarë do të ndodhë në 24 orë e jo më pas 3 muajsh. Ta thuash me qartësi se eventi do të zhvillohet kjo është një padrejtësi” e mbyll ish –ylli i hokey në akull.

 Problemi më i madh ka të bëjë edhe me atletët që kanë vështirësi në stërvitje dhe garat kualifikuese që po anulohen ndërkaq që çdo gjë po ecën normalisht me flakën olimpike që po e vijon rrugëtimin. Lojërat Olimpike janë kalaja e fundit që koronavirusi nuk ka “pushtuar” në sport dhe pikërisht kjo ka shkaktuar shumë polemika.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?