Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një statusi në Instagram ka reaguar mbi çështjen e Lojërave të Fatit.
Në statusin e tij, ai shkruan se nuk ka asnjë lidhje mes tij dhe Lulzim Bashës për këtë çështje pasi ai kishte fakte, prova, dokumenta e shifra, ndërsa ai ofronte veç propagandë.
Sipas Braçes, do të ketë rishikim të lojrave të fatit dhe do të ushtrohen kontrolle dhe masat e forta sociale që e korrektojnë atë që mbetet nga këto aktivitete.
Mos harroni, janë 17 miliardë lekë, diku tek 136 milion euro, thuajse 1% e prodhimit të përgjithshëm kombëtar që është luajtur gjatë vitit 2017 në këto lojra. Më besoni, janë shumë shumë para!
Erion Braçe, deputet
Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk morën pjesë të enjten në seancën plenare të Kuvendit, por zhvilluan mbledhjen e grupeve parlamentare respektive në Durrës.
Në fjalën e tij, Lulzim Basha vuri theksin te lojrat e fatit.
Postimi i deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe
Sot, Kuvendi do të hedhë poshtë dekretin e Presidentit për kumarin. 23% taksë paguajnë bizneset e ndershme, ndërsa për lojrat e fatit taksa ulet. Erdhën me bujë dhe thanë se do t’i mbyllin lojrat e fatit, por janë shtuar. Pyesni Agron Xhafajn dhe Olsi Ramën pse ka ndodhur kjo. Duke nisur që nesër, PD do të publikojë fakte tronditëse për të treguar se Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat që të marrin në dorë lojrat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të kokainës dhe heroinës.
Lulzim Basha
Gjatë mbledhjeve të Komisionit të Ekonomisë, kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka replikuar me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen e mbylljes së pikave të lojërave të fatit. Braçe i ka thënë Ahmetajt, se pikat e lojrave të fatit duhet të mbyllen në fund të vitit 2018, dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë.
Komente

Po Erioni me side eshte ky dreq si çukapik ngeli ky
Përgjigju