Lojrat mesdhetare/ Garojnë 6 mundësa shqiptarë, Hajdari në gjysmëfinale! Beqiri përparon në boks, eliminohet Kajoshi

27 Qershor 2022, 15:07| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 16:25

  • Share

Në Lojërat Mesdhetare të Oranit që nisën të shtunën, Shqipëria ka garuar deri tani me 6 mundësa dhe dy boksier. Sa i përket mundjes të shtunën garuan 3 sportistë, me Kevin Zefin që pati rezultatin më të lartë. Në kategorinë 77 kilogramë ai fitoi 10-0 duelin e parë kundër sllovakut Luka Gemilar, por u eliminua në raundin e ¼ nga serbi Viktor Menes.

Dy mundësit e tjerë Gjet Prenga dhe Bajram Sina u eliminuan në duelet e para, nga egjiptinai Omar Abdelrahaman në kategorinë 67 kilogramë dhe siriani Ahmad Alnakdali.

Këtë të hënë në mundje rusi i natyralizuar në shqiptar Zelimkhan Abakarov mposhti turkun Munir Reecep në kategorinë 63 kG. Abakarov ia doli të kalonte në raundin tjetër me rezultatin 8-4. Por nuk pati pati të njëjtin fat, rusi tjetër i natyralizuar Islam Dudaev, i cili u eliminua nga turku Samek Ak në peshën 74 kilogramë. Sa i takon Osman Hajdari, eliminoi fillimisht spanjollin Vilela me rezultatin 3-2, ndërsa tani është kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë në boks medalisti botëror Alban Beqiri ia doli të fitonte në raundin e 1/16 kundër turkut Necat Ekinci. Për kategorinë 69 kg Beqiri triumfoi me rezultatin 2-1, duke kaluar në raundin pasardhës të 1/8. Suksesin e Beqirit nuk e ka imituar dot Arjon Kajoshi në peshën 75 kilogramë pasi shqiptari u eliminua nga francezi Moreno Fendero me rezultatin 2-1.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?