Sport

Lojërat Olimpike/ Japonezja futet në histori, medalje të artë në moshën 13-vjeçare

26 Korrik 2021, 16:33| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 16:49

  • Share

Nga Tokio raportohet se një vazjë japoneze vetëm 13 vjeçe e 331 ditë është shpallur kampione dhe ka fituar medalje të artë në ‘skateboard’ displina ‘street’. Momiji Nishiya është bërë kështu sportistja e dytë me moshën më të vogël që fiton një medalje në Lojrat Olimpike. E para është notarja amerikane Marjorie Gestring, që fitoi të artën në “Berlin 1936”, kur ishte 13 vjeçe e 268 ditë, në garën e hedhjes nga trampolina 3- metërshe.

Interesant fakti se edhe fituesja e medaljes së argjendtë në garën e skateboard, sportistja braziliane Rayssa Leal, është po 13 vjeçe. Ndërsa fituesja e medaljes së bronzit, sportistja tjetër japoneze Funa Nakayama, është 16 vjeçe. Pra, të trija së bashku, bëjnë 42 vjet në total.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?