Sport

Lojrat Olimpike/ Smajlaj performon mirë, por mbetet jashtë finales në kërcim së gjati! Qerimaj i nënti në peshëngritje

31 Korrik 2021, 13:50| Përditesimi: 31 Korrik 2021, 22:42

  • Share

Atleti Izmir Smajlaj ka dhuruar një performancë pozitive në disiplinën kërcim së gjati në Lojrat Olimpike. Shkodrani në provën e tij të dytë ka kërcyer 7.86 metër, duke zënë vendin e nëntë në baderinë e tij kualifikuese. Gjithsesi kampioni në fuqi i ballkanit e ka patur të vështirë për t’u kualifikuar në finale, pasi në renditjen e përgjithshme është pozicionuar i 18 nga 32 atletëtë pjesmarrës. Në garën finale kualifikohen vetëm 12 atletët më të mirë.

Smalaj ka reaguar pas mos-kualifikimit në final duke thënë se e mbylli rrugëtimin e tij në Olimpiadën Tokyo 2020 me një rezultat larg synimit të tij, ndërsa falenderon këdo që e ka mbështetur.

"Dhe keshtu mbyllet sezoni 2021 me rrugetimin tim ne Olimpiaden e Tokyo 2020’ me nje rezultat 7.86m larg synimit qe kisha, por ne nje pozicion te mire ne rang nderkombetar me kercyesit me te mire te botes! Ky vit teper i ngarkuar, por i bukur, ku perfundoj me 5 medalje te arta, 1 argjend dhe nje rekord te ri kombetar prej 8.16m.Jam tejet falenderues ndaj familjes sime per mbeshtetjen e durimin, trajnerit tim z. Gjergj Ruli per vullnetin e mesimin e cdo dite, klubit ku jam perfaqesues Klubi Sportiv Tirana e  Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) qe jane ne cdo hap timin si sportist elitar, si dhe Bashkia Tiranë e Erion Veliaj  qe eshte bere krah per sportin e bukur te atletikes! Ju falenderoj Ju miqte e mi qe jeni suport kaq i madh ne sportin tim te kercimit se gjati.Qe te gjithe ju me jepni force e shtyse qe te arrij rezultate me te mira vit pas viti! Faleminderit e do ri-shihemi serisht ne piste", shkruan Smalaj.

Së bashku me Izmirin, ditën e sotme, ka mbyllur garimin edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj. Me 338 kilogramë në dygarësh ai është renditur i pari në baderinë e tij kualifikuese, por në renditjen e përgjitshme ka zënë vendin e nëntë. Qerimaj garoi në kategorinë deri 81 kilogramë për meshkuj.

E vetmja nga ekipi kombëtar që nuk ka garuar ende në Lojrat Olimpike është atletja Luiza Gega. Ajo do të zbresë në pistë më 1 gusht ora 13:00, ndërsa garon në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Synimi i Luizës është kualifikimi në finale, ndërsa për medalje konsiderohet si e pamundur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 01/08/2021 14:54

    Këta janë ata sportistë që media dhe ministria na i bën gjithë atë reklamë. A thua që këta na ndritën. Gjynah që i jepet kaq shumë rëndësi këtyre mediokërve dhe nuk i jepet rëndësi shumë artistëve apo instrumentistëve që na nderojnë nëpër teatrot dhe orkestrat nëpër botë. Kudo nëpër teatro ke artistë shqiptarë që janë në pozicione shumë të rëndësishme, dhe askush nuk i kushton qoftë 30 minuta në ditë kohë mediatike.

    Përgjigju
  • lenci: 31/07/2021 15:49

    18ti dobet shoku shijo tokion te pakten se iku edhe kjo e te behemi gati tek nen tereza to vij me liken e edin buket me trendafilla

    Përgjigju
  • Ajet: 31/07/2021 13:59

    performanca plotesisht e dobet nga 8,16m qe "kerceu" ne Tiran ne 7,86mne Tokjo kthim 180 grad nga prapa. kurse 4 ne kampionatin Ballkanik pak muaj me pare qe asnje gazet nuk i publikon.

    Përgjigju
  • Ama cafe: 31/07/2021 12:21

    c'fare mire i 18 , 4 vete smoren pjese , ky sikur do hynte ne zonen e medaljeve, turp merrni shembull kosoven

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?