Kombëtarja shqiptare U-19

Lojtarë nga Superliga, Kombëtarja U-19 ndeshet me kampionët e Italisë! Bulku publikon listën

4 Gusht 2023, 12:18| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 12:19

  • Share

Më 9 gusht në Firenze, kombëtarja shqiptare U-19 do përballet në një duel miqësor me moshatarët e Italisë. Te kaltrit janë kampionët e saposhpallur të Europës për këtë moshë, me sfidën që do vlejë për të parë gjendjen e lojtarëve. Dueli i 9 gushtit është planifikuar për në orën 17:30 në "Coverciano".

Trajneri Bulku ka ftuar për këtë test 20 lojtarë të vitlindjes 2005-2006, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së 19-vjeçarëve gjatë këtij viti e që kanë marrë pjesë në miqësore.

Bie në sy se shumë lojtarë aktivizohen brenda Shqipërisë, ndërsa nuk mungojnë talentet as nga jashtë vendit. Kuqezinjtë e vegjël do të udhëtojnë të dielën drejt Italisë, duke i nisur menjëherë përgatitjet në shtetin fqinj. Nën drejtimin e teknikut Ervin Bulku skuadra kuqezi do të stërvitet për tre ditë me radhë.

Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023/2024 me kuqezinjtë ë Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë. Testi me Italinë shihet si shumë i rëndësishëm përpara objektivit që është kalimi i grupit.

Lista e 20-të futbollistëve të grumbulluar nga Bulku:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?