‘Lojtarët e Shqipërisë i përzgjidhja nga interneti’, De Biazi: Ndeshja me Serbinë më e vështira në karrierë

26 Mars 2022, 15:54| Përditesimi: 26 Mars 2022, 15:56

  • Share

Xhani De Biazi, ish-trajneri që shkroi historinë me kombëtaren, ka dhënë një intervistë për median katalanase ‘Ara.cat’ në prag të ndeshjes që kuqezinjtë luajnë sonte kundër Spanjës. De Biazi thotë se hasi shumë vështirësi për të ndërtuar atë ekip të paharrueshëm, ndërsa sfidën me Serbinë e quan si më të vështirën në karrierë.

“Duhej të ndërtoja një projekt nga fillimi dhe të bindja lojtarë të cilët kurrë më parë nuk kishin qenë pjesë e kombëtares.

Shikoja në internet për emra apo mbiemra shqiptarë dhe më pas gjeja videot e futbollistëve. Nëse ai lojtar do të qëllonte të kishte ëndrra dhe ambicie atëherë ne do ta kontaktonim.

Kisha me vete edhe një avokat për të kaluar burokracitë, ndërsa kuptoja më mirë edhe ligjet shqiptare. Sapo ia dolëm t’i jepnim kombësinë lojtarit të parë, me të tjerët pastaj u bë më e lehtë.

Ndeshja me Serbinë? Kur u shortuam me ta, menjëherë mendova si do të ishte e mundur të luanim kundër tyre. Disa të afërm dhe familjarë të lojtarëve të Shqipërisë kishin humbur jetën në luftë prej serbëve.

Në momentin kur nisi rrëmuja në stadium, nxituam për në dhomat e zhveshjes. Arbitri kërkoi të rifillonte lojën, por ne refuzuam në mënyrë kategorike. Rrezikuam jetën dhe për mua ajo është eksperienca më e keqe si trajner,”- përfundoi De Biazi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?