Jorge Sampaoli dhe Messi

Lojtarët s’durojnë më, duan largimin e Sampaolit nga Argjentina

22 Qershor 2018, 12:38| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 12:42

  • Share

Situatë e nderë në kampin argjentinas pas humbjes me Kroacinë. Pas tifozëve, janë vetë lojtarët argjentinas që kërkojnë largimin e trajnerit Jorge Sampaoli.

Në fillim barazimi 1-1 me modestët e Islandës dhe më pas humbja e turpshme 0-3 ndaj Kroacisë, që mund të sjellë dështimin e Argjentinës në botërorin “Rusi 2018”.

Skuadra amerikanio-latine mund të mos avancojë më tej edhe pse në ekip ka një yll si Leo Messi, që nuk arrin të realizojë.

Humbja e djeshme ndaj Kroacisë ka bërë që edhe vetë lojtarët të drejtojnë gushtin nga trajnerin Jorge Sampaoli, pasi loja e ekipit lë shumë për të dëshiruar dhe vetë futbollistët janë të çoroditur në fushë.

Të nesërmen e humbjes ndaj Kroacisë vijnë akuzat e para edhe pse ekipi i ka shanset për kualifikim dhe duhet të rikuperojë energji për ndeshjen e tretë ndaj Nigerisë (do të luajë sot ndaj Islandës).

Por në këtë takim ndaj ekipit afrikan në stolin e Argjentinës mund të jetë një trajner tjetër, pasi mediat ruse bëjnë me dije se 23 lojtarët kanë kërkkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Jorge Sampaoli.

Në vendin e tij në ndeshjen ndaj Nigerisë mund të jetë Jorge Burruchaga, kampion bote në vitin 1986.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?