Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin

'Lojtarët shkojnë atje në fundin e karrierës', Ceferin: Asnjëherë finale Evropiane në Arabinë Saudite

24 Janar, 17:50| Përditesimi: 24 Janar, 17:51

  • Share

Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin tha së fundmi se lojtarët që largohen nga Europa për në Arabinë Saudite, e bëjnë këtë sepse janë në fundin e karrierës dhe për kontrata të majme. Ai garantoi për "The Telegraph" se organi që drejton nuk do japë asnjëherë miratimin që ndonjë finale e eventeve evropiane të luhet në Arabinë Saudite.

"Finale në Arabi? Askush nuk ka biseduar me mua për këtë temë dhe sigurisht që kjo nuk do të ndodhë. Tifozët japin shumë dashuri për këtë sport dhe ne nuk mund t’ua bëjmë këtë gjë", deklaroi Ceferin.

Më tej slloveni tha se nuk fajëson lojtarët që largohen në Arabi për kontrata të majme.

"Nuk jam aspak i shqetësuar, sepse futbolli europian ka rrënjë shumë të forta. Është pjesë e kulturës, e historisë sonë. Nuk mund ta blesh. Ata shkojnë atje sepse kontratat janë të mëdha dhe unë nuk i fajësoj për këtë. Nëse ata janë afër fundit të karrierës së tyre, ndoshta është një sipërmarrje e re dhe ju bëni shumë para, kjo është mirë. Por të thuash se po shkon atje për të ndihmuar është qesharake", tha mes të tjerash Ceferin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?