Politikë

Lojtarët e kombëtares i dhurojnë Bashës bluzën kuqezi me numrin 9, kreu i PD: Më 25 prill do të fitojë sporti shqiptar

28 Mars 2021, 18:33| Përditesimi: 28 Mars 2021, 19:08

  • Share

Disa lojtarë kanë surprizuar kreun e PD Lulzim Basha, duke i dhuruar bluzën kuqezi me numrin 9 ndërsa po luhet ndeshja Shqipëri-Angli.

Bluza i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me ta, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë.

"Gjëja e parë që dua të them përpara ndeshjes është se lutemi për fitore dhe sido të jetë më 25 prill do të fitojë sporti shqiptar", tha Basha.

Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Lilës bluza është firmosur nga lojtarët, stafi i Kombëtares dhe drejtuesit e FSHF

Komento

Komente

  • Shkoder33000: 29/03/2021 00:12

    Në çdo ndeshje, si në futboll ashtu edhe në politikë njëri fiton dhe tjetri humbet ; problemi nuk është humbja por të kuptosh dhe të prandosh humbjen dhe të nxjerrish konkluzionin përse humbe . Ndërsa në rastin e këtij shoku në politikë duhet të kesh kryetarin, antarët dhe më e rëndësishmja popullin që duhet të votojë për ju. Pra me një fjalë filloni që tani të mendoni dhe të reflektoni përse humbjen e keni JU që tani në xhep . Humbja duhet të JU bëje më të fortë sepse s’keni pa gjë akoma.

    Përgjigju
  • Gerti: 28/03/2021 20:24

    Mire qe nuk lejohen tifozat, se do kishte firmosur gjithe stadiumi. Futja kot o Ando.

    Përgjigju
  • Endri: 28/03/2021 20:18

    Surprize nga djemte e kombetares?!! Show i radhes i gaztorit Lyl e organizuar me kete injorantin Andi Lila dhe besoj ne prapaskene me dirigjimin e hajdutit Duka

    Përgjigju
  • Shaqo: 28/03/2021 19:33

    Humbesit ne futboll u dorzojne humbesve politike fanellen, nuk mund te humbin shqiptaret se humbin idiotet politike e idiotet e sportit. Nivel teper i ulet intelektual, kulturor e asgje shpresdhenese nga keto kategori lojtaresh sporti e politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?