Radja Nainggolan

VIP & Spektakël

Lojtari i Inter Nainggolan pëson aksident, shkatërron Ferrarin luksoz

7 Korrik 2018, 10:14| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 10:17

  • Share

Shumë panik por fatmirësisht jo rrezik i madh për futbollistin e Radja Nainggolan. Blerja më e re e Inter, futbollisti Nainggolan ka pësuar një aksident rrugor me makinën e tij Ferrari GtC 4 Lusso

Pasi ka rikuperuar pasditen e djeshme 10 fanella të Roma-s në qendrën sportive verdhekuqtë, Nainggolan, është nisur nga kryeqyteti i Italisë për t’u kthyer në Milano ku do të nisë grumbullimin me Inter-in.

Belgu ka shpuar një gomë dhe është përplasur me murin rrethues të autostradës, duke shkatërruar pjesën e pasme dhe një nga anët e makinës.

Mesfushori është shoqëruar në Prato, ku koncesionari i Ferrari-t i ka dhënë një makinë zëvendësuese.

Komento

Komente

  • vjeshta: 07/07/2018 10:39

    Kur thua Ferrari nuk ke nevojë të thuash luksoz o gomar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?