Luka Modriç

Lojtari i Realit të Madridit rrezikon 5 vjet burg në Kroaci

6 Qershor 2018, 17:55| Përditesimi: 6 Qershor 2018, 17:56

  • Share

Ish-presidenti i Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç, është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg, me akuzën e mashtrimit në transferimin e Luka Modriç te Tottenham.

Ai akuzohet se ka vjedhur para nga ky transferim dhe jo vetëm, pasi në listë është edhe transferimi i Kovaçiç nga Dinamo Zagrebi tek Inter dhe më pas te Real Madrid.

Në problemet me drejtësinë kroate është përfshirë edhe vetë mesfushori Luka Modriç, i cili ka dhënë dy deklarata në lidhje me këtë çështje, por që deklaratat nuk përkonin me njëra-tjetrën.

Nëse gjykata e vërteton se Modriç ka mashtruar, atëherë ai rrezikon një dënim me 5 vite burg.

Vetë Mamiç është shprehur se ky dënim është dhënë padrejtësisht për të, pasi nuk ka prova që mund ta dënojnë, ndërkohë vetë ai ka udhëtuar drejt Bosnje-Hercegovinës ku mendohet të qëndrojë disa kohë, derisa të qartësohet gjithçka. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?