Policia vijon aksionin në bizneset që nuk rezultojnë të regjistruara në organet tatimore. Në Kukës janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 pronarë lokalesh dhe restorantesh.
Bëhet fjalë për S. N., A. K., G. B., Q. P., A. S., A. O., S. H., S. L., SH. B. dhe F. P,banues në Has dhe Kukës.
Këta persona ushtronin aktivitetin në subjektet bar - kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “INFORMALITY - 2”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe Has.
Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht:
S. N., A. K., G. B., Q. P., A. S., A. O., S. H., S. L., SH. B. dhe F. P.,banues në Has dhe Kukës.
Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar - kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.