'Lokalet, transporti, turizmi pikat më të nxehta', Rama: Në qershor gati plani për lëvizjen me urban

12 Maj 2020, 15:56| Përditesimi: 12 Maj 2020, 16:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se lokalet, transporti dhe turizmi janë pikat më të nxehta dhe më të diskutueshme për mënyrën e hapjes së tyre. Për hapjen e lokaleve, Rama tha se do të monitorohen nga afër në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në lidhje me transportin kryeministri tha se në fillim qershori paraqesim strategjinë se si mund të lëvizet me urban e autobusë.

"Së pari dua të sjell në vëmendje që masat lehtësuese do të vijojnë. Tiranë mbetet një problem ende dhe lehtësimi në zonat e tjera të kuqe për momentin që flasim duket i pamundur dhe këtë javë. Me pjesën tjetër do të vazhdojmë dhe kemi diskutuar edhe lidhur me mundësinë për hapjen e kopshteve dhe çerdheve me 1 qershor publikë dhe jopublikë. Nëse numrat vijojnë stabël ne mund t'i hapim dhe kjo kohë duhet shfrytëzuar për të krijuar kushtet. Edhe për maturantët janë krijuar kushtet që hyjnë në shkolla më 18 maj. Do të kemi lehtësim qarkullim dhe zgjatje të orareve në zonat e gjelbra. Fashat orare janë për të larguar tundimi për të dalë vazhdimisht. Serbia ka pasur një hapje më të shpejtë, po e ndjekim me vëmendje dhe të shohim si do shkojë situata. Të gjitha lokalet, transporti dhe turizmi janë tre pika shumë të nxehta dhe të rrezikshme. lokalet do të monitorohen nga shumë afër dhe nuk do të dëshiroja t'i penalizoja. Prandaj merrni masat e rrepta dhe respektojini pasi duhet të mbroni personelin dhe popullin pikërisht për të mos rikthyer zinxhirin e infeksionit. Kemi filluar punë për një strategji adaptimin të transporti që e paraqesim në fillim të qershorit si do të jetë në vijim jo vetëm për tu mbrojtur nga virusi që do jetë mes nesh për një kohë të gjatë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?