Ndërsa e gjithë bota po përballet me krizën ekonomile të shkaktuar nga COVID-19, një pronare lokali në Xhorxhia të SHBA-së gjeti një mënyrë për të ndihmuar punonjësit e saj.
Jennifer Knox, e cila zotëron “Te Sand Bar” hoqi 3.714 dollarë të vendosura në muret e lokalit dhe ia dha pubonjësve të saj më në vështirësi.
Knox ka punuar si banakiere në “The Sand Bar “për shtatë vite para se ta zotëronte atë dhe tani drejton biznesin me nënën e saj.
Paratë ishin mbledhur nga klientët e lokalit gjatë 15 viteve të fundit.
Shumica e klientëve vinin nga jashtë për të bërë pushime në plazh, ata shkruanin emrat në kartëmonedhat e dollarit dhe më pas i ngjisnin në muret prej druri dhe në tavan.
Knox tha për CNN se u deshën pesë vullnetarë dhe më shumë se tre ditë për të hequr me kujdes paratë.
“Disa nga paratë përfshinin valutë të huaja që klientët i kanë marrë në shtetet të ndryshme të botës”, tha ajo.
"Unë nuk mund të rri pa bërë asgjë. Unë do të bëj çfarë të mundem për njerëzit e mi”, u shpreh pronarja e lokalit.
Muret e lokalit që dikur ishin të mbushur plot, tani duken të zhveshur.
Ajo shpreson se biznesi i saj do të rihapet përsëri pasi e gjithë kjo të ketë marrë fund.
Ndërkohë tha se do të vazhdojë të pranojë para për t'ua dhënë punëtorëve të tjerë të cilët ndodhen në vështirësi.
Atje ke te besh me njerez we biznesin, administrimin, sjelljen dhe komunikimin me punonjesit, bashkepunetoret dhe Publikum e kane kulture dhe e shohin si detyrim ..dhe jo si disa "pronar lapangjoz" shqiptar, ish fujderrina dhe trafikante, me origjine nga hici dhe asgjeja, qe me Parade e krimit kujtojne se jane bere pronar duke jetuar ne Krim gjithe kohes, me nivel zero te sjelljes, komunikimit , intelektit ...
PërgjigjuPerkthim dhe redaktim i shkelqyer
Përgjigju