Kronikë

Lokali ‘shesh lufte’, VIDEO nga sherri i dhunshëm mes 2 grupeve në Korçë! Grushte, karrige kokës e shkopinj bejsbolli në sy të klientëve

3 Shtator, 15:35| Përditesimi: 3 Shtator, 16:07

  • Share

KORÇË- Report Tv ka siguruar pamjet e sherrit masiv dhe të dhunshëm mes 10 personave në Korçë. Sherri mes tyre, brenda një lokali, i cili duket sikur të jetë kthyer në një shesh lufte, ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta, karrige e shkopinj bejsbolli, ndërsa 2 persona mbetën të plagosur me thikë.

Motivet e sherrit ende nuk bëhen të ditura, por sipas Policisë, personat në momentin e përplasjes kanë qenë të gjithë të dehur dhe pas arrestimit kanë dhënë deklarata të rreme. Në pamjet që sjell Report Tv, dallohen 10 personat të cilët fillimisht kanë një përplasje.

Sherri nis në mes të lokalit, i mbushur plot me klientë dhe pasi sherri degradon dhunshëm, disa prej tyre largohen, ndërsa të tjerë përpiqen të distancohen, ndërsa shohin përplasjen e dhunshme. I pari që nis dhunën, siç dallohet edhe në video, është një person me bluzë të bardhë. Ai tërheq për qafe një tjetër dhe e shtrin në tokë, duke e dhunuar me grushte. Në këtë moment, të gjithë personat e tjerë përfshihen në sherr dhe përplasja degradon ashpër, siç tregohet edhe në këto pamje që Report Tv ka siguruar nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Më pas, disa prej tyre tentojnë të shmangin sherrin, duke u përpjekur të ndalojnë shokët të përfshihen, por përplasja bëhet edhe më e ashpër. I njëjti person që nisi sherrin, pak më pas e shohim në pamje të shtrirë në tokë. Një karrige e lokalit “fluturon” nga lart dhe bie në shpinën e tij. Një tjetër person që e ka mbi kokë, merr një karrige dhe e qëllon dy-tre herë me forcë.

Përplasja vazhdon, personat shihen teksa vijnë vërdallë, kalojnë rreth banakut rrethor i pozicionuar në mes të lokalit. Disa prej tyre vijojnë të ecin me shkopinj në dorë, mes tyre dallohet edhe personi me bluzë të bardhë që nisi përplasjen. Ka një moment të qetë, disa janë ulur në një tavolinë, të tjerë janë në këmbë me shkopinj. Pas pak çastesh përplasja e dhunshme nis sërish dhe zhvendoset në një cep tjetër të lokalit.

Përplasja ka ndodhur mbrëmjen e 31 gushtit në një lokal në lagjen numër 1 në qytetin e Korçës dhe 2 persona u plagosën me thikë. 10 persona, nga mosha 21 deri në 51 vjeç të gjithë banues në Korçë, të cilët u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin, u arrestuan, ndërsa në kërkim u shpall një 38-vjeçar. Policia identifikoi 54-vjeçarin Dritan Pino, të arrestuar tashmë, si autorin e plagosjes me thikë të dy 31-vjeçarëve, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti. 

Ky episod dhune i klientëve, vuri në hetim në gjendje të lirë edhe pronarit e lokalit për "Punësim të paligjshëm", pasi policia zbuloi se kishte punonjës të paregjistruar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Topet me lesh: 03/09/2025 20:27

    Bjeri qenit se e njof une

    Përgjigju
  • fori: 03/09/2025 16:13

    A ka polici në Korçë apo vjen kur ka mbaruar çdo gjë...

    Përgjigju
    • Bravo: 03/09/2025 21:16

      6 minuta lufte ne mes te Korces e akoma ska ardh policia, do jenë çunat e partisë këto, nuk preken.

  • POPULL SHPELLE: 03/09/2025 15:54

    Me vjen keq se ka edhe ndonje njeri ye mire aty ketu por sinqerisht qe SHQIPTARET JANE NJEREZ ME BISHT. E paskan mire serbet qe thone qe kjo eshte rrac me bisht!!! Shikoni shikoni si zihen si egersira. Ke frike te besh nje gje padashje se te qellojne me kallash! Pak I keni keta politikane qe jua shker**ejne rracen e mutit! Me mire te shuhet ky komb egersirash. Le te na pushtoje Greku se do jemi 1000 here me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?