Lokomotiva 'Avullorja 02'

Lokomotiva e ekspozuar tek ish-Stacioni i trenit, Stamati: Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor

12 Maj 2020, 21:27| Përditesimi: 13 Maj 2020, 16:05

  • Share

Restauratori Frederik Stamati ka publikuar një foto të lokomotivës së parë të prodhuar në Poloni për hekurudhën shqiptare, të quajtur "Avullorja 02" e cila është e ekspozuar në ish-stacionin e trenit në kryeqytet.

Ai ka treguar se Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor, duke mos ruajtur asnjë nga kjo kategori, e cila ka qenë shumë e zhvilluar ndër vite.

Starova është shprehur se i është drejtuar Ministrisë së Transportit, Drejtorisë së Hekurudhave, Ministrisë së Kulturës që t'i kemi këto mjete dhe më pa stë restauroheshin.

Postimi i plotë i Frederik Stamatit:
Lokomotiva e parë e prodhuar në Poloni për hekurudhën shqiptare. Tashmë është e ekspozuar në ish-stacionin e trenit në Tiranë. Gjë e veçantë dhe për të cilën duhet të falenderojmë nismëtarët.
Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor. Kemi patur lokomotiva shekullore: ku përfunduan? Kemi pasur vagona të vitit 1880. Ku janë? Kemi pasur vagona pasagjerësh të tipave nga më të ndryshmet, me të cilat mjete mund të bënim një muze shumë tërheqës të transportit hekurudhor. Po vagoni i parë i mallrave i prodhuar në Shqipëri, a është? Po vagoni i parë i udhëtarëve, i prodhuar në Shqipëri, a është? Po uniformat e personelit të hekurudhës? Po mjetet e sinjalistikës, po biletat, po ata flamujt e fatorinove, kandilat, bilbilat, etj, etj, etj?
Dikur, në emër të shoqatës së Restauruesve shqiptarë iu drejtova për këtë çështje Ministrisë së transportit, Drejtorisë së Hekurudhave, Ministrisë së Kulturës, e bisedova me shoqata me mundësi financiare, që të paktën t'i kishim këto mjete, një për çdo tip, e pastaj me kohë t'i restauronim. Edhe po t'i shisnim mendoj se do të kishte më shumë të ardhura se sa në furrat e shkrirjes. Por....

Pllaka e lokomotivës "Avullorja 02"

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ku fle lepuri i EDIT: 13/05/2020 10:28

    Nuk mund te publikojme te kaluaren me sukseset e saj,sepse dalin ne pah hajnite e te ashtuquajturit pluralizem,demokraci,kapitalizem....

    Përgjigju
  • Hasani: 12/05/2020 22:24

    Vetem ne Shqiperi ose me sakte ne Albanistan ndodhin te tilla gjera. Ndertesa ku ka filluar transmetimet Radio Tirana ne vend qe te ishte Muzeu i Radios eshte lene ne meshire te fatir u fol se do te ngrihej Muzeu kombetar i filmit edhe ai ngeli ne leter po keshtu do te ishte me shume interes qe te ngrihej edhe muzeu i hekurudhes Te tilla aktrakcione do te terhiqnin nje numur te kinsiderueshem turistesh vendas dhe te huaj.

    Përgjigju
    • wedswa: 13/05/2020 13:37

      ik vrit veten se as qenve s'i hyn ne pune ti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?