Lombardi/Itali, rreth 50 të shëruar nga infeksioni, Instituti ‘Spallanzani’ në Romë: Do komunikohen vetëm rastet klinikisht të konfirmuara

27 Shkurt 2020, 13:24| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 18:37

  • Share

Lajmi i mirë sot në Itali mbërriti nga Rajoni i Lombardisë ku u deklaruan rreth 50 të shëruar nga infeksioni

Drejtori i Institutit shkencor ‘Spallanzani’ në Romë, Giuseppe Ippolito tha se po bëhen përpjekje për të komunikuar vetëm rastet klinikisht të konfirmuar të infektuar me koronavirus dhe viktimat e mundshme, siç ndodh edhe në vendet e tjera të botës.

"Në krahasim me gripin e zakonshëm, koronavirusi mbase ka një transmetim më efektiv, ose të paktën njëlloj si gripi, dhe për momentin  vdekshmëria është pak më e lartë", shpjegoi Ippolito, i cili megjithatë kujtoi se "kjo është një sëmundje që ka vetëm një pjesë të vogël të rasteve me probleme serioze për jetën".

Ministri italian i shëndetësisë tha se dy kinezët, të parët e konstatuar të infektuar në Itali, kur u shtruan në spital  nuk kishin kushte optimale të shëndetit, por fakti që ata u shëruan tregon se Italia është më e fortë se koronavirusi i ri".


Lajmi kryesor:

17 viktima nga koronavirusi/ OBSH-BE promovojnë Italinë: S'është vatër epidemie, Di Maio: Mediat e huaja të mos spekulojnë. Në Lombardi rreth 50 të shëruar


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?