Hismet Smakaj

Bota

Shkodrani hero në Londër, shpëton 7-vjeçaren nga mbytja pasi e mitura u hodh në lumë

23 Maj, 16:36| Përditesimi: 23 Maj, 22:26

  • Share

Angli-Një 65- vjeçar shqiptar nga Shkodra është bërë hero në Angli, pasi u hodh në një pjesë të rrezikshme të lumit Thames për të shpëtuar një vajzë të re që po mbytej.

Sipas mediave të huaja, Hismet Smakaj është lavdëruar për trimërinë e tij, pasi hyri në një lum në Londrën Lindore për të nxjerrë 7- vjeçaren duke e shpëtuar nga mbytja.

65-vjeçari dhe gruaja e tij po ecnin në Parkun Thames Barrier pranë shtëpisë së tyre në Neëham kur ai vuri re vajzën pranë lumit, e cila më pas u hodh në ujë.

Djali i Hismetit, Euklid Smakaj, tregoi se si babai i tij e shpëtoi vajzën e vogël.

‘Ndërsa po ecnin nëpër park, babai im pa këtë vajzën e vogël që po shikonte lumin dhe më pas u hodh brenda. Ajo po mbytej. Babai im as nuk mendoi dy herë dhe u fut brenda ta shpëtoi’, tha ai.

Ai notoi rreth pesë metra, mezi i shihte flokët vajzës sepse po fundosej, uji ishte shumë i lartë dhe ai e kapi atë që ta nxjerr nga aty. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?