Një 48-vjeçar italian dhe një 34-vjeçar nga Kuvajti u arrestuan dje në mbrëmje nga antiterrori britanik në bordin e një aeroplanit të ‘Ryanair’ që vinte nga Vjena dhe sapo ishte ulur në pistën e aeroportit Stansted në Londër.
Alarmi për cënim të sigurisë u dha që gjatë fluturimit, pasi anëtarët e ekuipazhit gjetën "objekte të dyshimta" në tualetin e aeroplanit.
Paskësaj, dy avion luftarak ‘RAF Typhunes’ të cilët u ngritën nga një bazë ushtarake në Angli, shoqëruan ‘Ryanair’ në pistën e aeroportit Stansted. Dy personave të dyshuar iu vunë prangat.
Burime policore, duke raportuar ngjarjen para mediave në Londër, nuk dhanë identitetin e të arrestuarve dhe as arsyen e arrestimit, por u shprehën se personat u arrestuan në bazë të nenit 7 të Ligjit kundër terrorizmit
Një zëdhënës i ‘Ryanair’ deklaroi se gjatë udhëtimit Vjenë-Londër ekuipazhi ishte vënë në dijeni të një "kërcënimi të mundshëm të sigurisë" dhe për këtë arsye piloti dha alarmin, duke vënë në lëvizje ndërhyrja e forcave kundër terrorizmit.