Gleni Goleci

Bota

Londër/ Dënohet me 7 vite burg ish-futbollisti, ishte kthyer në lojtar kyç në tregun e kokainës me shumicë

8 Shkurt, 08:43| Përditesimi: 8 Shkurt, 09:21

  • Share

BRITANI-Një 27 vjeçar shqiptar që u ndalua në Londër në janar të këtij viti, pasi u gjet me kokainë dhe 80 mijë paund, është dënuar me 7 vite e gjysmë burg. 

Oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar, një njësi e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitane, arrestuan 27-vjeçarin, Gleni Goleci në janar të këtij viti.

Ata kontrolluan automjetin “Hyundai” që ai drejtonte dhe gjetën 1.5 kilogram kokainë dhe afërsisht 20 mijë paund cash në bagazh. Oficerët e OCP kontrolluan gjithashtu banesën e tij në Brentford dhe gjetën gjashtë kilogramë kokainë dhe afërsisht 60 mijë paund.

Sipas mediave të huaja, Goleci, një emigrant ilegal shqiptar pa vendbanim të caktuar në Mbretërinë e Bashkuar, u arrestua dhe u akuzua për drogë dhe posedim të veprave penale të pronës. Ai gjithashtu rezulton të ketë luajtur si futbollist për të rinjtë e Shkëndisë së Tiranës, përpara se të emigronte në Angli.

Ai u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleëorth dhe u dënua menjëherë me shtatë vjet e gjysmë burgim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?