Bota

Londër, gaz lotsjellës në metro. Dy të dyshuar largohen me shpejtësi

20 Korrik 2019, 14:36| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 14:39

  • Share

Këtë mëngjes në Londër ka pasur një sulm me gaz lotsjellës në një nga metrotë e kryeqytetit.

Episodi nuk është ende i qartë, por sipas Policisë Britanike të Transportit, substanca e përdorur në sulm ishte gaz lotsjellës, prej të cilit mjaftë pasagjerë kanë patur vështirësi në frymëmarrje.

Sulmi me gaz është kryer nga dy persona dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Sipas një dëshmitari, i cili në momentin e sulmit ndodhej në “Oxford Circus”, dy autorët e sulmit "dukeshin të dehur”.

Prej disa orësh, metroja e kryeqytetit britanik është vënë në "karantinë" për arsye sigurie.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?