Londër/Pika e kthesës, Kryeministri Boris Johnson dëshiron të fus në dietë britanikët

10 Korrik 2020, 16:13| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 16:26

  • Share

Boris Johnson dëshiron të fus në dietë britanikët.

E kush do ta mendonte se këtë do ta thoshte vet ai, Kryeministrit britanik, i cili gjithmonë ka mbrojtur lirinë popullore për të pirë lëngje të gazuar dhe me sheqer, dhe që kur ishte korrespodent i ‘Daily Telegraph’ në Bruksel në vitet nëntëdhjetë, nisi kryqëzatat kundër Evropës, e cila sipas tij, dëshiron tju ndalonte britanikëve ‘patatet e skuqura, proshutat dhe koktejl-et e bëra me plot shije”.

Tani përkundrazi, duket se Covid ka shkaktuar edhe këtë trazirë. Po, sepse vetëm pasi i njëjti kryeministër rrezikoi jetën e tij në spital për shkak të Covid-19, u identifikua nga mjekët se një nga kushtet rënduese për pacientët e infektuar me koronavirus, ishte mbipesha.

Por nuk do të jetë thjesht një përgjegjësi individuale e Boris Johnson.

‘Downing Street’ ka një plan të qartë në mendje…Siç edhe shkruan ‘Times’, nuk do të ketë më në TV dhe Internet reklama për ushqimet, asnjë ofertë më tipike nga supermarketet britanike, me zbritje çmimesh nëse blini sanduiçe, patate të skuqura dhe pije të gazuara, ëmbëlsirat dhe çokollata.

Synimet e mira kundër mbipeshës megjithatë kanë shkaktuar protesta nga disa shoqata në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tyre, oferta e shpallur dje nga Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili, në tentative për të ringjallur ekonominë, paraqiti një paketë ndihme për vendin e prekur nga koronavirusi. Për ushqimet në pijet apo restorantet, britanikët do të paguajnë gjysmën kurse pronarët do të rimbursohen nga shteti, shkon në drejtim të kundërt: Do të shtyjë më shumë njerëzit të hanë ushqime të shpejta”.

Mbretëria e Bashkuar, gjithashtu për shkak të një diete dhe një kuzhine tradicionale të pasur me yndyra, është vendi i dytë më me njerëz mbipeshë në Europë, pas Maltës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?