Londër/ Samiti i BERZH për Ballkanin Perëndimor, Rama: Shqipëria ka ndryshuar, vend i mirë për investime! Vetëm si treg unik ia dalim

26 Shkurt, 08:21| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:47

  • Share

“Përse jo”, kjo ishte përgjigjja e Kryeministrit Edi Rama, teksa u pyet se pse duhet që investitorë të huaj ta konsiderojnë Shqipërinë si një vend potencial për investimet.

“Duhet të investojnë, sepse nëse s’e bëjnë ata, e bën tjetërkush…”, tha Rama.

Përballë dhjetëra investitorëve të huaj dhe homologëve të tij të rajonit, gjatë Samitit të BERZH në Londër, kreu i qeverisë foli online nga Tirana dhe e prezantoi Shqipërinë si një vend serioz për investime, duke u kërkuar që të vlerësojnë progresin që Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit.

“Për 10 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra. Shqipëria ka ndryshuar shumë. Nga një vend me stigmën si i pasigurt, në një vend i cili vitin e kaluar ka arritur në një shifër prej 10 milionë turistësh, më shumë se trefishi i popullatës që kemi. Jemi një vend i mirë për t’i shtuar investimet serioze”, tha Rama. 

Synimi për të thithur më shumë investime në rajon, shkon paralelisht me nevojën e investitorëve për një rajon të integruar në një treg të vetëm, për të cilin kryeministri Rama tha se po punohej përmes “Ballkanit të Hapur” dhe Procesit të Berlinit.

“Në fund ne duhet të kemi parasysh që jemi shumë të vogjel që të konkurrojmë në Evropën e madhe globale, lë më pastaj në botë, vetëm duke hapur kufijtë tanë ne mund të kemi rëndësi vetëm si një treg”, vijoi kryeministri. 

Duke mos e kursyer një mesazh për homologët e rajonit, Rama tha se projekti jo pak herë është dëmtuar nga interesat e politikës të brendshme.

Më pas ne krijuam Ballkanin e Hapur, pikërisht sepse pamë që Procesi i Berlinit kishte disa gjëra që nuk i bënte. Bëmë një progres të mirë, por fatkeqësisht iniciativa u sulmua dhe u la totalisht për arsye të këqija, sepse në fund të fundit ishte si një projekt implementimi....

Politika është politikë, dhe kur politika përdoret për të bërë vota kundër këtyre projekteve strategjike atëherë projektet strategjike duhet të presin. Pra, në mund të bënim shumë më shumë, por mbetemi të burgosur të disa mureve që janë vendosur që në të kaluarën”, tha Rama. 

Ky ishte samiti i 6-të i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor me praninë e krerëve të qeverive të 6 vendeve, ndërsa mori mbështetjen edhe nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi.

Ora 11:32
Samiti i BERZH për Ballkanin, Kurti: Kosova në një linjë me SHBA dhe Britaninë për vlerat politike dhe ato të biznesit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është e dedikuar për rend, ligj dhe luftim të korrupsionit në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në kuadër të Samitit në Londër, Kurti ka thënë se Kosova është në linjë me këto dy vende si në vlerat politike, ashut edhe në ato të biznesit.

“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë ai në fjalimin e tij mbi pyetjen se pse duhet të investohet në Kosovë.

Kurti ka përmendur edhe përparimin në zhvillim ekonomik dhe stabilitetin institucional, që sipas tij, ka ndihmuar për t’i luftuar rreziqet për sigurinë.

“Kosova udhëheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve në vitet 2024-2025, kemi po ashtu përparime në rend dhe ligj dhe avancime në të drejtat politike, civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale. Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare e Kosovës është 31-vjecare. Kemi ekonomi të tregut të hapur që krijon një ambient të mirë për bizneset. Jemi të vendosur mirë për investime teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11-ta në rangim, duke i lënë prapa të gjitha vende kandidate për anëtarësim në BE. Në këto tri vjet kemi dyshuar si eksportet, ashtu edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja, na nevojiten ende investime të këtij lloji”, është shprehur ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 26/02/2024 16:36

    Kush blen qofte edhe nje vazo lule ne parajsen tende shqiperi eshte vete FAJTOR!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?