Foto nga vendngjarja

Bota

Londër, policia “blindon” metron dyshohet për sulme terroriste (FOTO)

11 Shtator 2018, 23:39| Përditesimi: 11 Shtator 2018, 23:45

  • Share

Në një metroje në Londër forca e armatosura të policisë e kanë bllokuar, duke evakuuar udhëtarët që gjendeshin aty, pasi dyshohet për sulme terroriste. Bëhet e ditur se dhjetëra makina policie rrethuan në pak minuta stacionin “Bond Street” këtë mbrëmje dhe nxorën me shpejtësi udhëtarët jashtë.

Menjëherë pas ekspertimit të vendit forcat e armatosura të policisë konfirmua më pas se nuk ishte një sulm i dyshuar terrorist.

Sipas policisë Metropolitane ka konfirmoi se kishte arrestuar një njeri të armatosur dhe qartësoi se nuk ka ndonjë të lënduar nga incidenti në fjalë.

Ndërsa qytetarët që u gjendën në vendngjarje dhe që e përjetuan këtë ndodhi kanë postuan në Twitter për “kërdi” pasi u detyruan të iknin në zemër të Londrës.

Sapo u evakuuam nga stacioni Bond Street për shkak të një emergjence. Një përvojë e frikshme dhe dikush erdhi me mikrofon duke prodhuar vërtet tension, teksa na bënte thirrje të largoheshim. 

   Ka deklaruar një pasagjer.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?