Foto nga protesta

Bota

Londër/ Protesta masive kundër emigracionit, Musk:Duhet të ketë një shpërbërje të Parlamentit! 26 oficerë të plagosur dhe 25 të arrestuar

14 Shtator, 11:45| Përditesimi: 14 Shtator, 12:05

  • Share

Angli-Më shumë se 110.000 vetë iu përgjigjën thirrjes së ekstremistit të djathtë Tommy Robinson për të protestuar kundër emigracionit në Britaninë e Madhe.

Në “Unite the Kingdom Rally”, pati përplasje me forcat e rendit, ku ndaj policëve u hodhën shishe dhe sende të tjera. Demonstruesit, duke valëvitur flamuj të Mbretërisë së Bashkuar dhe Anglisë marshuan drejt Whitehall, lagjes së Londrës ku ndodhen kryeministri dhe departamentet qeveritare.

Zyrtarët e policisë njoftuan për 25 arrestime dhe paralajmëruan se numri mund të rritet, raporton BBC.

Në mesin e folësve ishte edhe miliarderi Elon Musk, i cili u lidh me videomesazh duke folur për “migracion të pakontrolluar” dhe duke bërë thirrje për “ndryshim qeverie” në Britani.

"Duhet bërë diçka, duhet të ketë një shpërbërje të Parlamentit dhe të mbahet një votim i ri", tha Musk.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se “dhuna dhe sulmi ndaj oficerëve të policisë është plotësisht e papranueshme”.

Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është një nga ekstremistët e djathtë më të shquar në Britani. Ai u bë i njohur si aktivist kundër islamit në fillim të viteve 2000.

Ish-kreu i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, një organizate ekstremiste të djathtë e cila e nuk ekziston më, ka tërhequr shpesh vëmendjen me aktivitetet e tij islamofobike dhe protestat e dhunshme.  Ai ka organizuar vazhdimisht edhe protesta para hoteleve që strehonin refugjatë.

“Britania më në fund është zgjuar. Kemi pritur me dekada. Patriotizmi është e ardhmja, kufijtë janë e ardhmja dhe ne duam lirinë e fjalës”, tha Robinson.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?