Bota

Londër, yjet e Arsenalit, Ozil dhe Kolasinac, sulmohen nga persona të armatosur (VIDEO)

26 Korrik 2019, 10:54| Përditesimi: 26 Korrik 2019, 11:02

  • Share

Fantazisti turko-gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil e ka parë veten ngushtë dje në Londër, teksa është sulmuar nga disa persona të armatosur me thika.

Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me motor dhe nisën të kërcënojnë me thika.

Ishte pikërisht boshnjaku Kolasinac që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij.

Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia.

Yjet e Arsenalit Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac u ndoqën për rreth një milje nga motoçiklistë të pajisur me thika, në një tentativë për të vjedhur makinën, në veri të Londrës.

Ozil, një mesfushor prej 350,000 eurosh në javë, u sulmua nga hajdutët ndërsa voziste një “Mercedes G-Class” përmes “Childs Hill” rreth orës 5:00 të ditës së enjte.

Por, ndërsa kriminelët rrethuan makinën e Ozil,  shoku i tij i ekipit të Arsenalit dhe miku i fëmijërisë, Sead Kolasinac, dolën jashtë nga maina e tyre dhe u përballën me guxim me agresorët.

Më pas dy futbollistët u ndoqën pas me makinë nëpër rrugët e Londrës, në një përndjekje qå zgjati rreth 1 milje.

Ozil dhe Kolasinac nxituan pastaj të futen në një restorant turk në rrugën “Golders Green” te miqtë e tyre ndërsa agresorët u larguan.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?