Zëdhënësi i Kryeministres Theresa May, menjëherë pas mbledhjes së Komiteti Cobra, e thirrur në Londër pas incidentit më të fundit në Ngushticën e Hormuzit, tha se ‘Stena Impero’, anija cisternë britanike, është sekuestruar me pretekse false dhe ilegale dhe duhet lënë e lirë menjëherë, së bashku me ekuipazhin”
‘Ne nuk duam konfrontime me Iranin por e konsiderojmë të papranueshme dhe shenjë të rritjes së tensioneve, sekustrimin e një anije tregëtare e cila lundronte legjitime dhe sipas kodeve nderkombëtarisht të njohura’
"Konfiskimi nga ana e Pasdaran i anijes cisternë ‘Stena Impero’ ishte një masë ligjore e marrë nga Irani për të siguruar sigurinë rajonale", tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë së Teheranit Rabiei.
"Për të gjitha vendet që po I kërkojnë Iranit ta lirojë atë, ne I kërkojmë të bëjnë të njëjtën gjë me Britaninë e Madhe për naftëmbajtësen iraniane ‘Grace 1’, e cila u sekuestrua nga Britania e Madhe në Gjibraltar në fillim të muajit korrik’.
Londra kёrcёnon me sanksione.
Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, njofton "Daily Telegraph".
Ndёr kёto masa mund tё jetё edhe ngrirja e pasurive.
Britania e Madhe, sipas kёtyre njoftimeve, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr.
Sanksionet u shfuqizuan mё 2016 pas marrёveshjes atomike me Iranin.