Bota

Londra braktis 'Erasmus+' dhe angazhimin për fëmijët refugjatë të pashoqëruar

9 Janar 2020, 13:05| Përditesimi: 9 Janar 2020, 13:10

  • Share

Dje në mbrëmje Dhoma e Komunave e Mbretërisë së Bashkuar, me 344 vota pro dhe 254 kundër i tha lamtumirë ‘Erasmus +’, platforma që përfshin programin e famshëm europian të shkëmbimit të studentëve, aq i dashur nga studentë të rinj universitarë nga gjithë Europa.

Lajmi ishte paralajmëruar më parë. Qeveria Johnson, e cila premton të jetë shumë e ashpër në lidhje me emigracionin, ka thënë vazhdimisht se dëshiron të prishë çdo lidhje të vjetër me BE në fund të vitit 2020 për të ndërtuar, mbi "rrënojat" e së kaluarës, një marrëdhënie të re "miqësore" me Europën, mbi të gjitha ato komerciale.

Erasmus u bë kështu viktimë e ‘revolucioni’ mes shtetit ishullor dhe Europës.

Në paketën ligjore të miratuar dje në Dhomën e Komuneve ishte edhe heqja dorë nga qeveria Johnson nga angazhimi i saj për të mirëpritur fëmijë refugjatë të pashoqëruar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?