VIP & Spektakël

Londra mbledh yjet e kinematografisë... zhvillohet ceremonia e çmimeve BAFTA 2020

2 Shkurt 2020, 21:12| Përditesimi: 2 Shkurt 2020, 21:14

  • Share

Yjet e kinematografisë janë zhvendosur në Londër...po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve BAFTA 2020.

Ceremonia që paraprin “Oscars” këtë vit mbahet në Royal Albert Hall dhe filmi më i nominuar është amerikan. Bëhet fjalë për Joker që është nominuar plot 11 herë duke e bërë filmin më të vlerësuar të momentit si nga publiku ashtu edhe nga kritikët.

Pas tij me më shumë nominime renditen “The Irishman”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “Parasite”. Ylli i “Joker”, Joaquin Phoenix është përballë Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Taron Egerton dhe Jonathan Pryce për çmimin e aktorit më të mirë.

Ora 21:50
Kate merr të gjithë vëmendjen e çmimeve BAFTA, bëri atë që s'e ka bërë asnjë VIP kurrë më parë (FOTO)

Të parakalosh në tapetin e kuq përkthehet në orë të tëra punë nga shtëpitë e mëdha të modës për të dizenjuar fustane nga më të veçanta, orë të tëra për të bërë make-up, për të zgjedhur bizhuterinë, e shumë detaje të tjera që ndoshta një njeri i thjeshtë nuk e di. Megjithatë, për Kate Middleton nuk ka qenë aspak e tillë. Dukesha ka marrë të gjithë vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kjo sepse ajo ka guxuar shumë. Kate ka veshur të njëjtin fustan që ka veshur në të njëjtën ceremoni, 8 vite më parë. Asnjë VIP nuk e ka bërë më parë këtë gjë, epo Kate po dhe nuk është hera e parë. 

Ora 21:38
E zeza 'jashtë mode', dominojnë ngjyrat ëmbla! Ja veshjet më të bukura në BAFTA 2020 (FOTO)

Pjesa më e bukur e një ceremonie ndarjesh çmime është parakalimi në tapetin e kuq, aty ku të gjithë yjet shkëlqejnë...të paktën një pjesë e mirë e tyre. E zeza duket se në ceremoninë e çmimeve BAFTA ka dalë jashtë mode, për t'i lënë vendin ngjyrave të ëmbla dhe fustaneve "normale". Kur themi "normale" nuk është aspak çudi pasi në tapetin e kuq kemi parë GJITHÇKA.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • turi: 02/02/2020 22:59

    na palsi bytha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?