Bota

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me 'guxim

17 Prill 2021, 15:25| Përditesimi: 17 Prill 2021, 18:00

  • Share

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.  

Arritja e tij në Kishë, u shoqërua me një minutë heshtjeje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe në ishuj, edhe aeroporti ndërkombëtar në Londër anuloi fluturimet për 6 minuta.

Në kishë u mbajt edhe mesha e drejtuar nga kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby dhe me një kor të përbërë nga 5 persona.

Në një ceremoni të vogël, me vetëm 30 persona të pranishëm, Dukës së Edinburghut iu dha lamtumira larg ndriçimit dhe shkëlqimit me të cilën shoqërohen ceremoni të tilla, njëjtë siç kishte shprehur dëshirën edhe vetë ai.

Duke lënë pas një ndjenjë të madhe dhimbjeje, që mund të dallohej në sytë e të gjithë por mbi të gjitha tek mbretëresha, e cila humbi bashkëshortin e saj.

Në ceremoninë e varrimit nuk u lejua të merrnin pjesë qytetarët për shkak të pandemisë.

Princi Philip vdiq në moshën 99 vjeçare të premten e kaluar. Ai ishte bashkëshorti më jetëgjatë në historinë e vendit, 73 vjet në krah të Mbretëreshës Elisabeth, ai do tw mbahet mend si një njeri me "guxim dhe besim" që mbështeti Mbretëreshën dhe kombin Britanik gjatë gjithë jetës së tij.

 

Ora 15:57
Nga Kështjella në Kishë, udhëtimi i fundit i Princ Philip

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, nisi edhe udhëtimi i fundit i Princit Philip, bashkëshorti më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

I shoqëruar në nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai , trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas aty edhe ku do të mbahet edhe mesha.

Sipër arkivolit janë vendosur zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha në përkujtim të emrin që ai i thërriste asaj.

 Në orën 15 do në të gjithë Mbretërinë do të ketë një minutë heshtja, ndërkohë që fluturimet do të ndalen në aeroportin e Londrës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?