Ministri Ervin Hoxha në Samitin e Sigurisë Kufitare në Londër

Kronikë

Londra pret Samitin për Sigurinë Kufitare, kryeministri Starmer: Luftë trafikut të qenieve njerëzore! Ministri Hoxha: Bashkë me partnerët, goditje të krimit financiar dhe emigracionit të paligjshëm

31 Mars, 17:30| Përditesimi: 31 Mars, 17:47

  • Share

Londër- Britania e Madhe pret Samitin për Sigurinë Kufitare, që po mbahet në Londër dhe ku marrin pjesë rreth 40 vende, përfshi edhe Shqipërinë.

Kryeministri britanik Keir Starmer, teksa foli në ditën e parë të samitit, u ndal tek goditja e ashpër ndaj përfituesve nga kontrabandimi i qenieve njerëzore.

Tirana zyrtare përfaqësohej në Samit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku.

Ministri i Brendshëm shqiptar theksoi në fjalën e tij, rezultatet konkrete të operacioneve, të ekipeve të përbashkëta hetimore.

"Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare, migracionit të paligjshëm dhe krimeve ndërkufitare. Përmes bashkëpunimit të thelluar me partnerët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare, Shqipëria ka arritur të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale", deklaroi ministri Hoxha.

Më tej, ai tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX, e cila po zgjerohet edhe në vende të tjera të rajonit tonë, si model i suksesshëm.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?