Media prestigjioze kushtuar udhëtimeve "Lonely Planet", i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, që përcjell të gjitha ngjyrat dhe shijet e kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike.
Në fund të sezonit turistik, kryeministri Rama ka publikuar një shkrim promovues të medias britanike "Lonely Planet", e cili ka bërë një përmbledhje unike të asaj që ofron bregdeti shqiptar.
Një fundjavë e gjatë në Tiranë, që bën bashkë të gjitha ngjyrat, shijet, momentet dhe përjetimet e vizitës në kryeqytetin shqiptar është tashmë një artikull që po i bën jehonë Shqipërisë.
Nga kuzhina tradicionale, arkitektura, street-art e deri tek restorantet e baret fantastike, ky artikull tregon me pak fjalë cdo gjë që duhet parë dhe prekur nga një turist në Tiranë.
“Një fundjavë e gjatë në Tiranën që gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët britanikë vjen këtë herë përmes rrëfimit të medias prestigjioze kushtuar udhëtimeve "Lonely Planet" që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike. Një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë”, ka shkruar Rama.
Këtë vit Shqipëria ka pasur një ‘bum turistik’ me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.
bregdeti shqiptar eshte nder perlat e paperseritshme te pushimeve ne nje hark vjetor me numrin me te madh te diteve me diell
Përgjigju