Vera në Evropë është madhështore, por është gjithashtu një nga muajt më të ngarkuar të turizmit, që do të thotë se do të ndani madhështinë me shumë njerëz të tjerë, shkruan në një artikull 'Lonely Planet'.
Shqipëria është një nga 6 destinacionet më fantastike në Evropë për të kaluar pushimet në gusht.
Riveria Shqiptare
E njohur ndryshe si një ‘perlë e fshehur’ ku plazhet janë të mahnitshme dhe çmimet vërtet të përballueshme. Bregdeti i jugut të Shqipërisë mbetet një ‘kënaqësi’ për ata që janë në kërkim të diellit, rërës dhe ushqimeve të detit.
Saranda një qytet bregdetar, i mbushur me bare të shumta. Për vendpushimet më të qeta, shkoni në bregdetin e Himarës, të rrethuar nga një shumëllojshmëri plazhesh të mira, vizitoni plazhin e Potamit në jug.
Muaj gusht, ju garanton diell, ujin e ngrohtë dhe temperatura që arrin deri në 30°C (86°F). Çuditërisht, shezlongët dhe çadrat e plazhitofrohen me një çmim të konsiderueshëm, por ju mund vizitoni edhe plazhe të tjera si Palasa, Borshi, Buneci me guralecë dhe ishujt jashtë Ksamilit.
Gjithashtu mund të vizitoni Qafën e Llogarasë për në Gjirin e Vlorës, ku do të zbuloni akoma më shumë vendpushime dhe të bëni udhëtime me varkë në plazhet e izoluara në fund të Gadishullit të Karaburunit.
Për një pushim larg bregdetit, vizitoni parkun arkeologjik të Butrintit, ku rrënojat greke, romake dhe bizantine, datojnë 2500 vjet më parë, janë të grumbulluara në një kodër me gurë.