Ademola Lookman

Sport

Lookman i 'mbyll derën' Arsenalit, kërkon vetëm Interin! Tension te Atalanta

11 Gusht, 15:35| Përditesimi: 11 Gusht, 15:45

  • Share

Ademola Lookman është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore, jo për golat, por për vendosmërinë e tij për t’u transferuar tek Interi. Sulmuesi nigerian po stërvitet veçmas në Portugali dhe ka bërë të qartë se dëshiron vetëm një destinacion, zikaltërit.

Pavarësisht insistimit të Atalantës për ta mbajtur, 27-vjeçari ka refuzuar t’i bashkohet stërvitjes dhe madje ka hedhur poshtë një ofertë prej 52 milionë eurosh nga Arsenali, sipas 'Sportmediaset'. Ky veprim shihet si një sinjal i fortë i vullnetit të tij për t’iu bashkuar zikaltërve, edhe nëse kjo nënkupton qëndrimin jashtë fushës për një periudhë.

Në kampin zikaltër, drejtuesit Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio po presin që klubi bergamask të zbusë qëndrimin. Interi është gati të ofrojë 45 milionë euro plus bonuse, duke iu afruar kërkesës prej 50 milionë eurosh të Atalantës.

Në Bergamo mbizotëron nervozizmi ndaj sjelljes së lojtarit dhe nuk përjashtohet mundësia e një gjobe disiplinore për Lookman.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?