Loredana dhe Karim

VIP & Spektakël

Loredana shtatzënë për herë të dytë? Këngëtarja bën lëmsh rrjetin, poston foton krah partnerit me barkun e rrumbullakosur

15 Gusht 2023, 16:17| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 16:32

  • Share

Që kur bënë publike lidhjen e tyre, këngëtarja e njohur Loredana Zefi dhe futbollisti i Dortmundit Karim Adeyemi janë kthyer në qendër të mediave rozë.

Loredana nuk heziton të ndajë thuajse çdo ditë pak nga copëzat e rutinës së saj, që nga momenti kur e bëri publike lidhjen e saj me futbollistin gjerman.

Mirëpo, fotot e fundit kanë ngjallur dyshime për ndjekësit e saj për një shtatzëni të mundshme.

Ishin fansat ata që vunë re barku i rrumbullakosur, duke shtuar aludimet se mos reperja është në pritje të ëmbël.

Ajo momentalisht po jeton me partnerin e saj, Karim Adeyemi. Kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, frut i martesës së saj të parë me reperin Mozzik.

1/2
M.T/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?