Noizy dhe Loredana Zefi

Loredana sqaron nëse është në lidhje me Noizyn: Kemi super shoqëri, nuk jam në lidhje! Kam kohë edhe të martohem sërish e të bëj fëmijë tjetër

23 Korrik 2022, 09:16| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 09:19

  • Share

Loredana Zefi dhe Noizy janë dy artistët që po përfshihen për një lidhje të re. Kjo erdhi pas projektit të tyre muzikor “Heart Attack” që duket se ishte sukses i garantuar duke qenë se numërojnë miliona klikime dhe po ftohen në koncerte së bashku. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Mozzik, i cili ka publikuar këngën e fundit që duket se ia dedikon Loredanës. Madje pas suksesit të saj me Noizyn, Mozzik ka prishur marrëdhënien e tij me reperin dhe ka fshirë nga Youtube projektin që kishin sjellë më parë.  

Por Loredana i ka sqaruar më në fund të gjitha aludimet duke thënë se me Noizyn s’kanë asgjë më shumë se miqësi dhe të dy janë njohur nga Blerim Destani. “Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht.”-tha Loredana.

Ndërsa për jetën personale, Loredana tha se për momentin është beqare por mbetet e hapur ndaj një martese dhe një fëmije tjetër. Nga martesa me Mozzik, gëzon një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Hana. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”, përfundoi ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?