Lorela Cuba, volejbolliste shqiptare që luan me kombëtaren italiane

Sport

Lorela Cubaj, basketbollistja shqiptare e kombëtares italiane fiton medalje bronzi në Europian, ekipi triumfon pas 30 vitesh pritje

30 Qershor, 16:47| Përditesimi: 30 Qershor, 16:51

  • Share

Ekipi italian i basketbollit ka fituar pas 30 vitesh medalje duke mposhtur Francën me rezultatin 69-54 në Pire. Italia ka fituar medalje bronzi në EuroBasket Women 2025 duke u renditur në vendin e tretë.

Në këtë mini-finale luajti edhe shqiptarja Lorela Cubaj e cila në fund është shpërblyer me medalje bronzi. Rikujtojmë që ajo ishte vendimtare dhe e dërgoi skuadrën e saj në gjysmëfinale duke shënuar kundër Turqisë.

Cubaj, 26-vjeçare, që po zhvillon një karrierë të shkëlqyer në sportin e koshit, është lojtarja e parë me origjinë shqiptare e aktivizuar në “Women NBA”.

Finalja u zhvillua mes Spanjës dhe Belgjikës, dhe ishin këta të fundit që triumfuan duke marrë medalje ari.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?