Burgu 313, Tiranë

Lorenc Vangjeli: Letër nga ferri, të paraburgosurit leksion shoqërisë nga qelitë

14 Dhjetor 2023, 20:26| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 20:35

  • Share

Kjo është një letër e shkruar nga njerëz në hall. Në tre faqe format A 4, me stilolapsa të ndryshëm dhe që dallohet qartë se e kanë shkruar duar të ndryshme në paragrafë të ndryshëm.

Me lutjen që të bëhet publike, por të mos merren vesh emrat. Të njëjtën letër, nëpërmjet një avokati e kanë tentuar ta çojnë në disa adresa mediash. JavaNews.al vendos ta publikojë sepse gjykon që shqetësimi i atyre njerëzve minimalisht vlen të dëgjohet.

Është letër nga ferri dhe që dëshmon një realitet që të gjithë e dinë, por të gjithë janë mësuar me të dhe e pranojnë me të njëjtën lehtësi që pranojnë ndrimin e vakteve në tryezën tonë të përbashkët hipokrite.

Letra e plotë:

Në që po shkruajmë këtë letër jemi një grup të paraburgosurish në burgun 313, në Tiranë. Jemi nga gjithë Shqipëria që na ka mbledh një hall i përbashkët. Nga qelitë tona dëgjojmë zhurmat e rrugës, por nga rruga na ndajnë hekurat e qelisë, muret e lartë dhe paragjykimi se ne jemi të gjithë kriminelë. Po ja cojmë këtë letër juve si gazetar me shpresë që shqetësimi ynë të gjejë sadopak dritë edhe pse shumica e njerëzve jashtë na paragjykojnë.
Cdonjëri nga ne është ba gazep i televizorave që na e kanë ba gjyqin përpara gjykatësve. Për cdo njanin nga ne, televizorat kanë than cka ka ndodh kur jeni arrestue, ka qit akuzat për njanin apo tjetrin dhe pastaj na kanë harruar se ka ardh tjetri që ka dalë në televizor me pranga dhe në portale me fytyr.

Do të donim shumë ta banit publik hallin tonë, me mos na pa vetëm si shifra e si numra, mos me na pa me syun e paragjykimit dhe me mendu se cdo njani nga ne asht babë i dikujt, bir i një tjetri dhe vëlla i tjetër kujt.

Me mendu se fatit nuk i dihet dhe me mendu se ky hall që na ka zu ne, mund të zej gjithkand tjetër. Qoftë dhe pa dash porse ashtu mund ta lypin rrethanat.

Në fakt këtu brenda, të izoluar nga shoqëria ne jemi bërë të gjithë filozofë. Dhe sidomos jurista. Mos me ta marr mendja që, ndonjëheri nga ne, edhe pa pas lexuar kurrë më parë një libër, këtu e dinë shumica kodin penal përmendsh. Kur ke kohë me shumicë, nuk bën gjë tjetër përvecse mendon dhe reflekton për jetën. Dhe sidomos për rrethanat që na kanë sjellë këtu, të ndarë nga familjet tona dhe të dashurit tanë.

Disa nga ne kanë akuza të rënda, të tjerë janë këtu për një cigare duhan, sic thuhet. Të gjithë mendojmë se jemi të pafajshëm, kurse ju atje jashtë na dini të gjithëve si fajtorë. Ligji na quan akoma të pafajshëm, por damkën e rëndë të fajit tashmë e kemi marrë.

Dikush nga ne ka muaj të tërë këtu dhe prokurori nuk ka ardhur asnjëherë ta shikojë. Të tjerë presin të dalin në gjyq, por as avokati dhe as shteti nuk na e thotë se kur do të dalim në gjyq. Por të gjithë e dimë se me faj a pa faj, më fatlumi do të dënohet me kohën e paraburgimit. Sepse në Shqipëri me dhan pafajësi është marre dhe sta beson kush. Se gjyqtar i mirë ash tai që e ka dorën e randë dhe të mban brenda dhe jo ai që jep drejtësi me urtësi. Kush e ka marrë rrugën e dreqit, dreqi e merr herët a vonë, por nuk futën të gjithë në një thes.

Dhe shteti duhet të mendojë. Kena marrë vesh se po bajn përsëri kodin penal dhe të procedurës penale. Këtu dy gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Shpresa me dal se ashtu do të vendosë shteti dhe që shteti do të bëjë amnisti. E para ndodh shumë rrallë dhe e dyta edhe më rrallë akoma. Edhe pse mund të duket cudi, na ndodhta e dimë më mirë se cfarë vrymash duhet me ju mbyll gardhit që të ndalë sa më shumë shkeljen e ligjit. Po jo gjithmonë me dajak dhe me përdhuni e pranga.

Nuk ka pse të gjith të presin në qeli e në paraburgim deri sa të dalin në gjyq. Ka dhe masa të tjera. Garancia pasurore dhe e ndalmja e ikjes jashtë shtetit, arresti në shtepi apo detyrimi me u paraqit. Pse me vajt direkt tek burgu dhe me ju ba barrë vetes, familjes që vuen apo dhe shtetit që na run e na ushqen. Mjaft me pa si e kanë në Evropë apo Amerikë që presin sa të të bajë fajtor gjykata dhe jo gjyqi i televizionave dhe portaleve.

Mendoni që mbas çdo kronike që ju transmetoni dhe mbas çdo debati që bëhet në studio, është një jetë njerëzore dhe një familje që pret. Që nuk të hedh në rrugë edhe kur e din që ke ba gabim e prêt me e shlye fajin.
Nuk duhet me shpik gja të re. duhet me u pa perëndimi. Të moçmit thonë se nuk bahet dita ma e shndritshme kur tjetrit ja ban ma shumë natën e zeze. Dhe nuk ka ma zi se kur prêt mbas hekurash se çfarë do të ndodhë me ty. Këtu ku jemi ne, as hasmin mos e pafsh!

Me këtë letër ne kërkojmë të dëgjohet zëri ynë që të mos quhemi të harruar dhe mbeturina njerëzore. Nuk ndreq dhuna dhe hekurat. Secilit hakun. Me shpresë që do ta merrni parasysh këtë letër dhe do të gjeni hapësirë për të folur,

Me respekt, një grup të paraburgosurish, burgu 313.

Tiranë

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 15/12/2023 17:13

    VO: -Kjo letër duhet par me kujdes nga Ministri Drejtësisë,Prekurorët e Gjykatat. -Në burgje ka shumë të paraburgosur që rrin gjat pa hetuar e gjykuar..!Këtë e kemi dëgjuar nga TV Por edhe nga DHËNDRRI SALIUT-Mallteze,i cili pasi doli nga burgu nga mikesha e Tij deklaroi se × person kishte vite në burg pa hetuar..dhe i dënuar padrejtësisht..! -Me reformën në drejtësi pati pakënaqësi nga ABOKAT,GJYQTAR DHE PREKUROR..shumica i kapi SPAK për Korrupsion...dhe që SALIU U KA PREMTUAR SE ME TU KTHYER KM DO TI KTHEJ NË PUNË..! -Kjo është arsyeja se Sb nuk e njeh drejtësinë e RE,duke iquajtur BANDA.Dhe SPAK+GJKKO heshtin nga frika e Tij. -Mrsa kuptojmë SPAK×GJKKO kan marr detyra të DËNOKNË VETËM ME BURG PËR 1 CIGARE HASHASH DHE JO VRASËSIT..DHE MË SHUMË NGA PS NË PUSHTET.Se kështu Sb mund të vij në PUSHTET.

    Përgjigju
  • mergimtari: 15/12/2023 08:41

    Kjo leter kerkon pergjigje nga drejtesia.Per aq kohe sa kodi penal ka dhe alternativa te tjera duhet pa tjeter te zbatohen.(Si arest shtepie,detyrim paraqitje apo garanci pasurore).Eshte jo normale zvaritja e gjykimeve kur hetimi ka mbaruar.Ministria e drejtesise duhet te nderhyj per normalizimin e zvarritjeve.Apeli i te paraburgosurve duhet te degjohet perte miren e gjithe shoqerise.-Ne kete kategori nuk duhet te futen kriminelet apo pushtetaret e akuzuar per korupsion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?