Politikë

Lorenc Vangjeli: Jo 'militantët e Berishës kërcënojnë Bollinon', por 'politika median'! Linçimi i gazetarit, turp për shoqërinë shqiptare

7 Dhjetor 2023, 19:06| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 21:42

  • Share

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv e ka cilësuar sulmin nga militantët e Sali Berishës për botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino, si një kërcënim të politikës ndaj medias.

Linçimi publik i gazetarit Carlo Bollino është një turp për shoqërinë shqiptare, thotë më tej Lorenc Vangjeli i cili liston edhe disa nga arsyet. Sipas Vangjelit është kambanë alarmi dhe shpërthim në themel të sistemit.

'Nuk është gjë e re, është gjë e përsëritur dhe është vërtetim i faktit që ish-kryeministri, ish-presidenti, mund të ndryshojë ngjyrën e flokëve, nga flokë të zeza në ’90, e tani i thinjur, por jo vesin e vjetër të armiqësisë së thellë të plotë të papajtueshme me median. Është një armiqësi që buron nga interesa thellësisht të ndryshme që kanë këto pushtete, politika dhe gazetaria. Janë dy drejtëza që nuk takohen.

Sot një pushtet tjetër, pushteti i drejtësisë ka dyshime dhe e ftojnë Berishën që brenda për brenda këtij sistemi të ballafaqohet me këto dyshime. Berisha skicoi njëlloj siç ka ndërtuar shtetin e tij imagjinar ku vazhdon të jetë, president, kryeministër, kryetar i gjykatës, kryetar i parlamentit, avokat për djajt dhe prokuror për këdo që nuk mendon si ai, tipike me filozofinë e gjysmës së parë të shekullit të shkuar, kësaj radhe i ka rënë rasti të kryqëzohet një gazetar dhe prokuror.

Njëra prej tyre ka të bëjë me faktin e armiqësisë së lindur dhe të shpallur mes fjalës, e cila është e lirë edhe nëse do të ishte e gabuar, dhe veprës që po dëshmohet gjithnjë e më shumë me ngjyra të gabuara.

Linçimi publik që i behet gazetarit Bollino është një turp për shoqërinë shqiptare. Për shumë arsye, një ka të bëjë me dritën e keqe të shëmtuar totalisht dëshpëruese për ne shqiptarët që kemi vuajtur me shpirt racizmin.

Bollino, që vjen nga jugu i Italisë, do shihej ndryshe nëse do të vinte nga Milano, Nju Jorku apo edhe nga Tropoja, madje Berisha do të konsideronte si mik, sa kohë që nuk do të vendosej përballë. E dyta ka të bëjë me veprimtarinë gazetareske të Bollinos.

Bollino është autor ndër të tjera ai një investigimi që për këtë zonën këtu rrotull Report Tv, nga pronë e një klubi sportiv që u shndërrua në një mini lagje me kulla të tilla që nuk ka thes që t’i mbrojë. Partia e të varfërve është me këtë pozë, partia e cila bëhet strehë e të pasurve dhe shumë të pasurve me milionin e parë të dyshimit. Lumi i gënjeshtrave që tenton të ndëshkojë botuesin duke e parë atë si biznesmen është i padrejtë dhe i pandershëm për gjithçka, nëse do të kishte arsye të tjera, ndeshja e ideve është normale. Pjesa tjetër mbetet jashtë mureve të zyrave të një televizioni, në të cilin punojnë padyshim dhjetëra njerëz.

Kjo është një ndeshje, e cila duket sikur do të bëje ripërtëritjen e një ndeshje më parë. Diferenca në konflikt mes dy palëve që nuk e legjitimojnë njeri-tjetrin duhet të shkojë në gjykatë. Berisha ndryshe nga sa ka deklaruar në deklaratën e tij të pasurisë duhet të shënojë -100 mijë lekë, që duhet t’ja paguajë Bollinos për shkak të shpifjes së realizuar më parë. Edhe kjo gjë në kushtet e anormalitetit që funksion shoqëria shqiptare është normale. Berisha është frymëzuesi i asaj urrejtje të verbër që mund të vijnë nga portrete të panjohur që kërcënojnë integritetin edhe fizik të gazetarit. Është një shpërthim eksplozivi në themel të sistemit. Është një pushtet politik, kundër një pushteti siç është media.

Ka të bëjë edhe me heshtjen që ulërin në një rast të tillë, me heshtjen e kolegëve të cilët pavarësisht se mund të jenë apo jo dakord me qëndrimet e Bollinos, duhet të ndajnë një herë e mirë një pozicion që është i pandryshueshme. Një gazetar nuk mund të jetë kurrë një mik i një politikani. Është deontologji e profesionit, nuk është zgjedhje, është zgjidhja e vetme.

Dikush hesht për një arsye, dikush hesht për një arsye tjetër. Kjo tregon se shumë nga zërat publik në Shqipëri vazhdojnë të kenë vesin e vjetër të shqiptarit që shikon me dëshpërim suksesin e shqiptarit. Bollino dhe Nikoll Lesi janë dy nga përfaqësuesit e shkollave të gazetarisë në Shqipëri, të ndryshëm, por ishin shkollë! Peizazhi dhe historia e medias shqiptare do të ishte shumë më e trishtuar pa praninë e Nikoll Lesit apo shqiptarit Carlo Bollino, i cili e flet shqipen më mirë se një shqiptarë tjetër që në gjuhën e tij flet me urrejtje.

Jo 'militantët e Berishës kërcënojnë gazetarin Bollinon', por 'politika kërcënon median'. Këtu nuk bëhet fjalë për individ, por për median. Në këtë rast politika është Sali Berisha. Militantë janë detaj. Në një krim askush nuk e drejton gishtin tek krahu, por tek ai që drejton koburen. Është mendja që lëviz krahun!

Është kambanë alarmi e kësaj që kemi arritur. Media nuk mund të fitojë luftën, por është e detyruar që të fitojë betejën në luftën e përditshme për të sjellë informacionin. Mund të thuhet nesër, çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Ky është një duet që dihet se kush është fitimtari. Politikanët shkojnë e vijnë edhe kur duken të përjetshëm si Sali Berisha, gazetarët mbeten.'- tha Vangjeli.

M.Q./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?