Edhe njëherë si përhërë, prestigjiatori i politikës nxorri befasisht nga kapelja e tij dhe xhepi i shamisë së xhaketës, “kauzën” e re të luftës. Të gjitha bateritë kundër Artur Metanit, inspektor i lartë i drejtësisë. E megjithatë kjo është vetëm cfarë shohin naivët. Berisha është mjeshtër i bilardos politike: godet cokun me stekë që të fusë në gropë bilën e duhur. Kjo është ajo që po ndodh këto ditë, kur Berisha po kryqëzon Artur Metanin, por mendjen e ka tek Altin Dumani. Sipas Doktorit, “Coku” i ILD-së ka mundësuar startin e inveneratorëve që gati një dekadë më parë.
Ai pretendon se Metani, ish-zyrtar i lartë në kryeministri atëherë, ka qenë aktor në procesin e shpalljes së emergjencës mjedisore vite më parë, cka dhe solli ngjizjen e idesë së inveneratorëve. Pas Berishës, gjithë ata që e besojnë dhe e ndjekin pas, në politikë dhe media, nuk kanë më dyshime që Metani është Arkimedi, i cili lëvizi me levë gjithë malin e mbeturinave në trekëndëshin Elbasan, Fier, Tiranë, që me pas u shndërruan në para.
Përmendja e emrit të Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, ishte befasi. Për të nuk ishte kujtuar njeri as në tre a katër vitet e gjata të zbërthimit të kësaj historie nga opozita dhe drejtësia. Emri i tij që nuk doli as në komisionin hetimor dhe as në listën e gjatë të personazheve të përfshirë në pandeminë e inceneratorëve, tani po shqiptohet nga Berisha si pacienti zero, prej të cilit nisi gjithcka. Metani akuzohet si një nga levat e përdorura për të vënë në lëvizje të gjithë mekanizmin. Por në Tiranë pothuaj kurrë nuk është ajo që duket në vështrim të parë.
Mbas këtij fronti të ri lufte fshihet një tjetër “armik” i frikshëm i Doktorit. Berisha i pavdekshëm është një nga disa qindra personazhet e rëndësishëm në Tiranë, por më i rëndësishmi ndër ta, që ka humbur gjumin, njëlloj si ata që nuk flenë dot në Palasë apo përtej Shqipërisë. I palumtur me marshimin drithërues që SPAK ka ndërmarrë në territorin e pandëshkueshmërisë tek e majta, instikti i tij i thotë se bota e pandëshkueshmërisë kërkon vetvetiu ekuilibër. Se goditjet e frikshme në të majtë do të kthehen herët a vonë edhe djathtas. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për disa ish-ministra të tij apo dhe deputetë, ndonjëri nga ta që tani me biletë një kalimshe për në burg. Berisha ndjen se frymëmarrja e rëndë e SPAK-ut po ndjehet deri në oborrin e tij, deri tek vila e familjes së tij në Lalëz, e cila mund të ketë fatin e vilave fatkeqe që i atribuojnë Arben Ahmetajt. E ndoshta edhe me keq. Ndaj Berisha godet Metanin duke kërkuar kokën e Dumanit.
Cili është mekanizmi? Inspektori Metani është një lloj kryegjykatësi i gjykatësve, në tryezën e të cilëve do të përfundojë gjahu i Dumanit. Në skenarin më të mirë, dikush tjetër në vend të tij, mund të japë garanci se mund të ndikojë mbi gjykatësit e dosjeve të nxehta. Tek Metani që pretendonte se institucioni j tij nuk do të jetë “cekic në kokën e gjykatësve, por do të ndëshkojë vetëm ata qe do ta meritojnë”, Berisha nuk ka besim. Tre vitet e tij në gjysmëhije në detyrë e kanë provuar një gjë të tillë.
Për më shumë, edhe kësaj jave që është gjendur në syrin e ciklonit, ai nuk ka tentuar thjesht të vetëmbrohet, por po tenton të shndërrohet në mburojë për gjykatësit e prokurorët dhe pavarësinë e tyre nga sulme politike e mediatike. Që për më shumë, duket sikur vijnë vetëm nga Doktori e të tijtë, por që kanë për duartrokitës në heshtje edhe shumë të majtë që në mënyrë paradoksale, do ta donin kokën e tij në sininë klasike të Doktorit. Në heshtje dhe jo për paradoks, madje, ata janë aleatë të pashpallur të Berishës në këtë betejë vere. Sepse edhe ata janë më shumë se të palumtur jo me Metanin që e kanë votuar vetë, por me Dumanin që është shndërruar në një qendër të frikshme pushteti në Tiranë.
Edhe shumë nga socialistët dhe kryesisht për ta, Zoti nuk e bëri ëndërr makthin që ju ka shkaktuar SPAK-u. Edhe ata, njëlloj si Berisha dhe shumica dërmuese e shoqërisë shqiptare, kanë marrë provat e mjaftushme që SPAK-u nuk është SKAPI i partisë. Për më shumë, një pragmatist i lindur si Edi Rama, i zhgënjyer nga një shumicë e tyre, jo vetëm që nuk do të lëvizte gishtin për t’i mbrojtur nga Dumani, por sic dhe ka premtuar, do t’u afronte një fat edhe më të keq sesa ai që i pret, po të ishte vetë prokuror! Ndaj duket se këtë gusht përvëlues, të gjithë e kanë me “kryegjykatësin” Metani. Një efekt anësor i kurës që ka shpikur Doktori nga halli që nuk ka cfare i bën Dumanit!
Dumani e metani dy salinj..thjesht bejne lojra fjalesh...nje mal me krime te saliut Dumi e metà -ni nuk i shikojne..cfare drejtesie m...ti
PërgjigjuSi nga ato te Meros duket kjo, skarco shkrim.
PërgjigjuHahahaha,s'ka çi ben Dumanit,dhe i bie Metanit. Brraaaaaavooooo
Përgjigju