Lorenc Vangjeli: Strategjia e Berishës me protesta është defaktorizmi i parlamentit (VIDEO)

17 Nëntor 2022, 20:41| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 23:06

  • Share

TIRANË- Sali Berisha po përdor protestat si një strategji për të defaktorizuar parlamentin. Kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv.

Vangjeli thotë se Berisha do përdorë protestat për të ulur rëndësinë e parlamentit dhe ndryshe nga Lulzim Basha që nuk u fut në parlament tre vite më parë, Berisha do të qëndrojë në mënyrë figurative brenda, por aksionin do ta zhvillojë jashtë.

“Sot ne kemi momentin kur Berisha, një qenie që mendon vetëm politikisht, ka këputur shpresën përfundimisht për të bashkuar grupin parlamentar. Berisha sot i ka vënë vulën vendimit të tij të pakthyeshëm për një periudhë të gjatë kohore që shkon te defaktorizimi i parlamentit dhe tentativa e tij për të krijuar një tjetër pol rëndese të politikës. Fillimisht mund të jetë sheshi para kuvendit ku ai thotë që do vijnë protestuesit dhe për të ulur rëndësinë specifike të parlamentit. Është provuar tre vjet më parë duke e boshatisur parlamentin nga opozita reale, kësaj radhe duke qëndruar brenda do vazhdojnë të rrinë jashtë. Dhe cili do ishte rezultati, kjo maxhorancë  e cila e gjeti opozitën e famshme dhe me ata u soll siç desh dhe siç iu desh dhe nesër në mungesë të opozitës do jetë në një pozitë komode”, tha Lorenc Vangjeli në Report Tv.

Më 12 nëntor Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leka: 17/11/2022 21:02

    S'keni pa gjo akoma nga ky kriminel non grata!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?